Java 21, Partizani- Luftëtari 2-0

www.albania-sport.com - Partizani mori revanshin ndaj Luftëtarit (2-0) në ndeshjen e përmbyllëse të javës së 21-të të Kategorisë së Parë, e katërta rresht me shifrat 2-0, pas atyre kundër Sopotit në Librazhd, Adës në kryeqytet dhe Besëlidhjes në Lezhë.
Pas gabimit tradicional të Artan Karapicit nga pika e bardhë, ishte Arbër Capa ai që realizoi me penallti në minutën e 52-të golin e parë të “demave” të Skerdi Bejzades. Për të kompletuar triumfin e 10-të në ndeshje të Partizanit, mendoi sulmuesi Erjon Rizvanolli me golin e tij të minutës së 78-të.
Partizani mori revanshin ndaj Luftëtarit (humbja e 9-të për gjirokastritët), pasi në ndeshjen e fazës së parë, në stadiumin e “Gjirokastra kishte humbur thellësisht 3-0, me një tripletë të 27-vjeçarit tiranas të Luftëtarit, Erald Pustina: 41’, 53’ e 81’. Partizani e mbylli atë takim me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Sokol Ishkës.
Partizani, me 35 pikë në 20 ndeshje (ende nuk e ka zhvilluar takimin e prapambetur me Bilishti Sport), u ngjit në vendin e gjashtë , me vetëm dy pikë më pak se Ada e Kamza, që ndajnë përkatësisht vendet 4 dhe 5 (nga 37 pikë) dhe një fitore me devolinjtë e Spartak Merakut do t’i katapultonte të kuqtë në vendin e katërt.
KATEGORIA E PARË
JAVA 21
06.03.2010
Gramshi-Pogradeci 1-0
Burreli-Besëlidhja 2-2
Memaliaj-Kamza 0-1
Sopoti-Bylis 0-2
Skrapari-Turbina 1-0
Bilisht-Ada 2-0
07.03.2010
Elbasani-Lushnja 1-1
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 08 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili