E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: Shqipëria, surpriza e Euro 2012-s

Shqipëria fitoi 1-0 miqësoren me Irlandën e Veriut, testi i parë ndërkombëtar për vitin 2010, jo vetëm për trajnerin e Kombëtare, Josip Kuzhe, por dhe për lojtarët e thirrur nga kroati. Përveç eurogolit të Ervin Skelës nga goditja standarde, një prezantim të mirë bëri dhe dyshja e “zëmrës së mbrojtjes”, Debatik Curri dhe Armend Dallku. Dy lojtarët kosovarë luajnë së bashku te Vorskla Poltavë në kampionatin ukrainas, por në role krejt të ndryshme. “Polivalenti” 26-vjeçar Debatik Curri, karriera ndërkombëtare me fanellën e Kombëtares A ka nisu, më 22 mars të vitit 2006 në barazimin 0-0 me Gjeorgjinë në “Qemal Stafa” (atëherë nën drejtimin e Hans Peter Briefelit), beson se Shqipëria mund të jetë edhe supriza e grupit (D) në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012. Autorit të golit të vetëm shqiptar kundër Holandës në kualifikueset e Euro 2008-s (11 tetor 2006), luan që nga viti 2005 në Ukrainë me Vorska Poltavën, duke u shndërruar në një lider te skuadra ukrainase, duke qenë një nga tre lojtarët shqiptarë (kosovarë) në këtë ekip së bashku edhe me mbrojtësin Armend Dallku dhe sulmuesin Ahmed Januzi.


Debatik, një fitore e bukur me Irlandën e Veriut, ndaj një skuadre që renditej 57 vende me lart se Shqipëria në klasifikimin e FIFA-s, edhe pse zhvilluam dy pjesë krejt të ndryshme, perfekte në të parën dhe në rënie në të dytën. Si e vlerësoni ndeshjen e parë të vitit 2010?

Mendoj se ishte një ndeshje e luajtur shumë mirë nga ana jonë. Vendosja taktike dhe organizimi i lojës në pjesën e parë besoj se ishte në lartësinë e duhur, në atë që kemi treguar edhe në ndeshjet tona më të mira zyrtare, përfshirë Suedinë, Portugalinë dhe Danimarkën. Besoj se na vlejti shumë, për të pasur më shumë besim te vetja jonë, sidomos para fillimit të eliminatoreve të Kampionatit Europian, edhe pse shpresoj se mund të luajmë edhe një apo dy miqësore të tjera para takimit me Rumaninë, më 4 shtator.

Trajneri Kuzhe ju vendosi sërish në qendër të mbrojtjes, por kësaj radhe duke pasur si partner Armend Dallkun, duke bërë një performancë të mirë. Sa e ndjetë veten të përshtatur me Dallkun?

Besoj se me Dallkun formuam një dyshe të mirë dhe treguan nivel të mirë. Me Armendin luajmë bashkë në një ekip, tek Vorskla, kështu që u përshtatëm shpejt. E kuptuam shumë mirë njëri-tjetrin, edhe pse në skuadrën ukraianase nuk luajmë asnjëri në pozicionet që na kishte vendosur në Kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria i nis eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 me Rumaninë, aty dhe i përfunduam ato të Euro 2008-s. Si e parashikoni takimin?

Jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët e Kombëtares, mendoj se ndaj Rumanisë kemi një përgjegjësi të dyfishtë, jo vetëm për të bërë një paraqitje të mirë e të synojmë një rezultat pozitiv, por dhe për të shlyer edhe atë ndeshje të para tre viteve, kur humbën me rezultatin 6-2. Ishte një paraqitje jo e mirë nga ana jonë, në lojë dhe rezultat, por tani ne duhet të tregojmë se jemi shumë më ndryshe.

Si i sheh kundërshtarët e Shqipërisë në Euro 2012?

Mendoj se i gjithi grupi ynë është i fortë, sigurisht më përjashtim të Luksemburgut, një skuadër që vazhdon të jetë modeste. Franca e Rumania dihen, por unë mendos se Bosnja është një ekip i mirë, me shumë lojtarë cilësorë dhe sipas meje, ka për të qenë një nga pretedentët kryesorë në grup. Përsa i përket Shqipërisë, shpresoj të kemi dhe fat, pasi në shumë ndeshje jemi ndëshkuar në minutat e fundit. Ndoshta mund të jemi ne surpriza e këtyre eliminatoreve, tani kemi një ekip shumë më të pjekur.

Në ndeshjen e fundit në kampionatin ukraianas barazuat 1-1 me Metalurg Zaporazhias, ku për Vorsklën tuaj shënoi sulmuesi i Kombtares U-21, Ahmed Januzi.

Mendoj se luajtëm shumë mirë. Patëm raste pa fund për të shënuar e fituar takimin, por e pësuam golin nga Metalurgu dhjetë minuta nga përfundimi i takimit. Januzi e shënoi golin nga ne, dhe dua të theksoj se është duke bërë një paraqitje të mirë, këtë e dëshmon dhe fakti se në dy ndeshjet e para ka luajtur nga 90 minuta. Besoj se ka për të qenë një element i mirë në të ardhmen për Kombëtaren e madhe.


Ekipet shqiptare

Vorskla Poltava e Currrit, Dallkut e Januzit, pas 18 javësh në kampionatin ukraianas ndodhet në vendin e 10-të me 20 pikë. Zarja e Parid Xhihanit ndodhet në vendin e 13-të me 16 pikë, ndërsa Krivbasi i Hidit, Bylykbashit e Agollit, në vendin e fundit me vetëm 7 pikë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 08 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›