E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan dështoi për Pastoren

Sipas medieve italiane, Milan ka dështuar me një ofertë për mesfushorin e Palermos, Javier Pastore. Rossonerët thuhet se kishin ofruar 12 milionë euro dhe mesfushorin Mathieu Flamini në shkëmbim për yllin e ri argjentinas.

Mirëpo, presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka refuzuar ofertën e gjigantit milanez, duke insistuar se Pastore nuk do të largohet nga klubi sicilian për më pak se 25 milionë euro. Pastore ka shkëlqyer këtë vit në sezonin e tij të parë në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›