E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 21, Vllaznia – Skënderbeu 3-2

(ALBANIA SPORT) – Vllaznia fitoi 3-2 me Skënderbeun në “Loro Boriçi” në një ndeshje me shumë emocione dhe gola në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.
Ish-sulmuesi i Tiranës, Enco Malindi, blerja e re dimëore e Skënderbeut, befasoi vendasit kur shënoi në minutën e 7-të golin e parë për korçarët, por pa kaluar një minutë, Vllaznia u kundërpërgjigj me anë të mesfushorit Amarildo Belisha, edhe ky i rikthyer te Vllaznia nga Flamurtari, barazoi 1-1 në të 8’.
Dy skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes të barabarta në rezultat, 1-1, por në minutën e 54-të, sulmuesi boshnjak Sead Haxhibuliç, një tjetër afrim dimëror nga Apolonia, i çoi shifrat në 2-1 pas ekzekutimi në mënyrë perfekte të një penalltie. Penalltia e parë e Vllaznisë për këtë sezon.
Klevis Roshi i Skënderbeut rivendosi edhe njëherë tjetër ekuilibrat në minutën e 58-të, por Ndriçim Shtubina me golin e tij në minutën e 62-të vulosi fitoren 3-2 të Vllaznisë, e dyta rresht pas asaj me Tiranën në javën e 20-të.
Presidenca korçare kishte vendosur një shumë rekord për fitoren e këtij takimi, 150 mijë lëkë “për kokë” për fitoren në “Loro Boriçi”, por “ujqërit e dëborës” nuk mundën të ktheheshin me pikë nga Shkodra.
Vllaznia regjistroi fitoren e 7-të sezonale, ndërkohë që Skënderbeu pësoi humbjen e 11-të dhe u ngjit në kuotën e 30 golave të pësuar, duke qëndruar edhe pas kësaj jave në vendin e fundit të tabelës me vetëm 15 pikë (një ndeshje më pak). 
Për Vllazninë kjo ishte fitorja e 62-të në 112 ndeshje historike midis dy skuadrave, ndaj 26 të Skënderbeut (24 barazime).

Vllaznia-Skënderbeu 3-2
Shenues: Amarildo Belisha 8’, Sead Hadjibulic 54’ (p), Ndricim Shtubina 62’/ Enco Malindi 7’, Klevis Roshi 58’
Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 13 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›