Java 22, ndeshjet, gjyqtarët, statistikatAlbania-sport.com u paraqet ndeshjet, gjyqtarët, statistikat dhe precedentët e “xhaketave” me skuadrat që do të gjykojnë gjatë kësaj jave.

Me ndeshjet e javës së 22-të, Kategoria Superiore mbyll “kapitullin e dytë” të saj, në përfundim të së cilës do të përcaktohen edhe numrat e ekipeve për shorteun virtual të paracaktuar së fazës së tretë. Albania-sport.com u paraqet ndeshjet, gjyqtarët, statistikat dhe precedentët e “xhaketave” me skuadrat që do të gjykojnë gjatë kësaj jave.
TEUTA-VLLAZNIA
Aranit Lulaj (5 ndeshje këtë sezon) është gjyqtari i Teuta-Vllaznia, një ndeshje kyçe sidomos për shkodranët. Gjatë këtij sezoni “xhaketa” vlonjate ka drejtuar vetëm një herë Teutën kundër Partizanit (0-0). Asnjë precedent sezonal me Vllazninë.
LUSHNJA-TIRANA
Kridens Meta (13 ndeshje) do të gjykojë sfidën tjetër delikate të javës së 22-të, Tirana-Lushnja. Gjyqtari tiranas ka drejtuar në këtë sezon Vllaznia-Tirana (0-0). Lushnjën e ka drejtuar 3 herë:
Bylis-Lushnja (1-0), Lushnja-Teuta (1-1) dhe Partizani-Lushnja (0-0)
ELBASANI-PARTIZANI
Bardhyl Pashaj (10 ndeshje) është i përzgjedhuri i shortit për ndeshjen Elbasani-Partizani. Pashaj e ka drejtuar vetëm një herë Partizanin në takimin kundër Vllaznisë (1-2). Edhe Elbasanin e ka drejtuar vetëm një herë, në barazimin me Vllazninë (0-0).
BESA-APOLONIA
Sokol Çekaj (11 ndeshje) është “gjykatësi” i takimit Besa-Apolonia. Laçjani i ka gjykuar dy herë kavajasit: Besa-Partizani (0-0) dhe Besa-Tirana (1-3). Edhe Apoloninë e ka drejtuar dy herë: Elbasani-Apolonia (0-0) dhe Apolonia-Dinamo (0-2).
SHKUMBINI-FLAMURTARI
Elvis Peza (9 ndeshje) ka në dorë një ndeshje jo të lehtë: Shkumbini-Flamurtari. “Kamikazi” i ka drejtuar peqinasit në takimin Shkumbini-Elbasani (2-1). Vlonjatët i ka gjykuar tri herë: Teuta-Flamurtari (1-0), Flamurtari-Lushnja (2-0) dhe Bylis-Flamurtari (1-1).
DINAMO-BYLIS
Edvin Hoxha (3 ndeshje) do të drejtojë takimin Dinamo-Bylis, një sfidë midis dy presidentëve ballshiotë, Sulaj të Dinamos e Kapllanaj të Bylisit. Lezhjani nuk e ka drejtuar asnjëherë Dinamon, ndërsa Bylisin vetëm një herë kundër Vllaznisë (1-2).
E Premte, 27 Shkurt 2009