E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Robinjo për agresion seksual

Sulmuesi brazilian i Manchester City Robinjo është arrestuar dhe më pas është liruar për aggresion seksual.Lajmi është bërë i ditur nga media britanike.Arrestimi ka lidhje me agresionin e një vajze 18 vjeçare i cili ka ndodhur rreth dy javë më parë në një diskotekë në Lids.Dhe siç duket kjo ka ndodhur një ditë para se të nisej pa pritur në Brazil gjë e cila ka çmendur klubin e tij Manchester City.Futbollisti brazilian që mohon çdo akuzë i është përgjigjur me një deklaratë publike nga faqja e tij në internet gjatë të cilët shprehet se nuk ka bërë asgjë dhe shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me policinë.Mund të konfirmojmë se Robinjo ka pasur një takim me policinë në lidhje me hetimet.Braziliani Robinjo është kthyer të shtunën nga Brazili pas arratisjes nga grumbullimi i skuadrës në Tenerife.Në fillim u mendua si një gjest proteste ndaj shoqërisë së Cityt për mos transferimin e mikut të tij Kaka, por ishte vetë lojtari që shpjegoi se i duhej të kthehej në atdhe për motive krejt personale.Robinjo është pjesë e Manchester Cityt që prej verës së kaluar pas transferimit nga Reali i Madridit për një shumë të madhe parash.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›