E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi “luan” futboll me duar

www.gazetaret.com - Hamdi Salihi edhe pse nuk ka nisur dhe aq “ëmbël” fazën e tretë të kampionatit austriak me Rapidin (nuk u aktivizua ndeshjen e fundit kundër KSV Superfund), sërish mbetet një sportist popullor.

Sulmuesi shqiptar, së bashku edhe me futbollistët e tjerë të rekordmenëve austriakë, si Helge Payer, Branko Boshkoviç dhe Christopher Drazan do të japin të premten autografe për pjesëmarrësit e turneut të tretë sportiv elektronik, “Sport Soccer Cup”, ku “lojtarët” do të sfidojnë njëri-tjetrin në lojën kompjuterike “FIFA 10”, apo siç e përkufizon gazeta e madhe austriake, “Kurier”, në lojën ku “futbolli luhet me duar”.

Sot, Rapidi do të luajë në çerekfinalen e Kupës së Austrisë kundër Linz.

26-vjeçari Salihi ka shënuar në 14 ndeshje me Rapidin 10 gola, duke qenë “bomberi” i skuadrës, plus këtyre ka shënuar edhe 2 gola me ish-skuadrën e tij, SV Ried, në fillim të sezonit.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 10 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›