E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria mundet sërish, këtë herë nga Danimarka

Kopenhagen - Përfaqësuesja jonë mori një tjetër goditje, duke u mundur 3-0, këtë herë nga një kundërshtar më dinjitoz siç është Danimarka. Të besuarit e Ari Hanit e filluan shumë mirë lojën duke e qarkulluar topin më mirë se kundërshtari. Në momentin kur nuk pritej, si gjithmonë, kundërshtari shënon golin e parë në minutën e 31-të. Andreasen godet një top në mes të portës, dhe falë një amatorizmi të portierit të përfaqësueses tonë, Isli Hidi, topi përfundon në rrjetë.

Vetëm 5 minuta më vonë futbollistët tanë bëjnë një tjetër gafë, duke i dhënë mundësinë kundershtarit të shënojë golin e dytë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë skuadra shqiptare e drejtuar nga Ari Han nuk tregoi asgjë për të ngjallur interesin e sportdashësve tanë. Në minutën e 80-të Isli Hidi do të vendoste qershinë e tij mbi tortë, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të shënonte pas një dalje amatoreske.

Danimarka me këtë fitore merr arratinë drejt kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”, duke koleksionuar 13 pikë. Në të njëjtën kuotë me danezët ndodhet edhe Hungaria, e cila shpartalloi Maltën me rezultatin 3-0. Shqiperia mbetet në vendin e parafundit me 6 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›