Java I: Kartonët e verdhë e të kuq

Në javën e parë u dhanë 21 kartonë të verdhë e tre kartonë të kuq. Ndeshja me numrin më të madh të kartonëve të verdhë ishte ajo midis Besës e Flamurtarit: 6 kartonë të verdhë e një i kuq (gjyqtar Bardhyl Pashaj). I vetmi takim ku nuk u dha asnjë karton ishte ai Dinamo-Teuta 0-0 (gjyqtar Albano Janku).
Tri kartonët e kuq i morën: Erion Rizvanolli (Shkumbini), Ilirjan Caushaj (Flamurtari) e Johan Driza (Bylis). Në javën e parë spikat edhe kartonët e verdhë i marrë nga portieri i Flamurtarit, Mocka dhe ai i Bylisit, nigeriani Egbo.
Kartonë të verdhë:
2 kartonë: Caushaj (Flamurtari)
1 karton: Smajli (Vllaznia), Devolli (Tirana), Dabulla (Tirana), Osmani (Tirana), E.Cela (Lushnja), Gjyla (Partizani), Shala (Partizani), Ahmataj (Elbasani), Mërtiri (Besa), Kuli (Besa), Mocka (Flamurtari), Brajkovic (Flamurtari), Turdiu (Shkumbini), Nora (Shkumbini), Egbo (Bylis)
Kartonë të kuq:
1 karton: Rizvanolli (Shkumbini), Caushaj (Flamurtari), Driza (Bylis)