E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java I: Deklaratat e trajnerëve

Dikush i kënaqur, njëri i befasuar, një tjetër nervoz. Trajnerët i kanë thënë të gjitha. Për më tepër fituesit kanë bërë edhe modestët.
DINAMO-TEUTA 0-0
Zlatko Dalic (Dinamo): "Kemi pasur përballë një skuadër, që luajti shumë në mbrojtje. Nuk krijuam raste të pastra për shënim"
Sulejman Starova (Teuta): "Për ne ishte e rëndësishme ta fillonim sa më mirë këtë kampionat. Kjo pikë na jep më tepër siguri".
LUSHNJA-PARTIZANI 0-1
Saimir Malko (Lushnja): "Vijmë nga një kategori më poshtë. Partizani ishte më i lirshëm. Nuk ishte rezultat i drejtë me atë që bëmë në lojë"
Hasan Lika (Partizani): "I gëzohem tri pikëve, por nuk bëmë lojë të mirë. Dihen problemet e mungesat tona, por prisja më shumë nga skuadra"
ELBASANI-APOLONIA 0-0
Mirel Josa (Elbasani): "E kërkuam me ngulm golin. Na mungoi lëvizja efikase e sulmuesve si dhe lufta për topin e parë".
Gerti Haxhiu (Apolonia): "Luajtëm në kompleks mirë dhe nuk mund të vecoj reparte të vecanta. Do të preferoja një lojë më tërheqëse"
BESA-FLAMURTARI 0-1
Iljaz Haxhiaj (Besa): "Ndeshjet hapëse janë gjithmonë të vështira. U goditëm nga një aksion i vetëm që kreu Flamurtari në pjesën e dytë".
Sllavko Kovacic (Flamurtari): "Skuadra respektoi në mënyrë fanatike të gjitha detyrat taktike. Fakti që morën tri pikë na bën të lumtur, por ndeshja ishte e vështirë për ne".
SHKUMBINI- BYLIS 4-1
Gugash Magani (Shkumbini): "Ndeshja kishte dy tablo. Në pjesën e dytë bëmë dy ndryshime që rezultuan efikase, për rrjedhojë erdhën dhe golat".
Faruk Sejdini (Bylis): "Nuk e prisja një humbje me shifra të tilla. Kjo tregon se ekipi ynë ka ende punë për të bërë në harmonizim e reparteve".
VLLAZNIA-TIRANA 0-0
Agim Canaj (Vllaznia): "Ishte ndeshje e rasteve të humbura. Kemi humbur shumë raste shënimi. Ky ishte dhe defekti ynë kryesor. Dua të theksoj se humbëm dy pikë".
Bllazh Slishkovic (Tirana): "Si ndeshja e parë e kampionatit, rezultati 0-0 dhe pika e marrë mund të na kënaqë. Vllaznia u shfaq si një skuadër e mirë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›