E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga: 11 gjëra për t’u çlodhur

1.Tirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 23, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore.
2.Tirana është i vetmi ekip që merr pjesë në të gjitha kampionatet e zhvilluara deri tani, pra në 70 të tilla.
3.Nga 12 ekipet që marrin pjesë në sezonin 2008-2009 titullin kampion e kanë fituar vetëm shtatë skuadra.
4. Skuadrat e kryeqytetit: Tirana (23 herë), Dinamo (17), Partizani (15) kanë fituar 55 nga 69 kampionatet e përfunduara.
5. Vllaznia me 9 tituj kampionë është "rekordmenia" e rretheve. Elbasani (2), Teuta (1) e Flamurtarit (1) janë skuadrat e tjera.
6. Vetëm një skuadër kampione, Skënderbeu, fituesi i titullit në vitin 1933 nuk merr pjesë në edicionin 2008-2009.
7.Tirana është ekipi që ka zhvilluar më shumë ndeshje historike në Superligë: 1671 ndeshje; 914 fitore, 408 barazime, 349 humbje
8.Nëse Vllaznia fiton me Tiranën do të arrijë fitoren e 740-të në 69 kampionate, ndërsa Tirana do të pësojë humbjen e 750-të.
9.Partizani është në edicionin e tij të 60-të në Kategorinë Superiore, por ende kujton se ka qenë edhe një sezon në të Parën.
10.Partizani është ekipi që ka shënuar më shumë gola në Shqipëri: 3054 gola gjatë 1478 ndeshjeve (802 f, 385 b, 291 h).
11.Partizani është skuadra që mban rekordin për rezultatin më të thellë në 69 kampionatet e deritanishme: Partizani-Lushnja 16-0 (1952)

VERDIKTET E SEZONIT TË KALUAR

Kampion: Dinamo
Kupa e Shqipërisë: Vllaznia
Ranë në Kategorinë e Parë: Skënderbeu, Besëlidhja, Kastrioti,
U ngjitën në Superiore: Bylis, Apolonia, Lushnja

PJESËMARRJA NË EUROPË

LIGA E KAMPIONEVE
Dinamo
U eliminua në turin e parë eliminator nga Modrica e Bosnjë Heregovinës (0-2, 1-2)

KUPA UEFA
Vllaznia, Partizani
Partizani: u eliminua në turin e parë eliminator nga Shiroki Brijeg i Bosnjë Heregovinës (0-0, 1-3)
Vllaznia: eliminoi në turin e parë eliminator Koperin e Sllovenisë (2-1, 0-0). Në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator humbi me Napolin (0-3). Takimi i kthimit luhet në Itali, më 28 gusht.

KUPA INTERTOTO
Besa
Eliminoi në turin e parë Ethnikos Aknas të Qipros (0-0, 1-1), në turin e dytë u eliminua nga zviceranët e Grasshopers (1-2, 0-3).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›