E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java I/ Kastrioti, “kockë” e fortë për Besën

Kastrioti-Besa 2-2
14' 1-0, Ziambo; 57' 1-1, Binogol; 68' 1-2, Veliaj; 85' 2-2, Turdiu
------------------
Kastrioti modest e filloi shumë mirë sezonin e ri, kur ekipi i Ramadan Ndreut arriti të bllokojë në 90 minutat e para Besën e Hasan Likës. Afrikani Xhanuary Ziambo ishte autori i golit të vetëm në pjesën e parë. 26-vjecari, Ziambo,ish-futbollist i Teutës sezonin e kaluar, shënoi bukur në minutën e 14-të, dhe pati edhe një rast në minutën e 30-të, por më pas u largua i dëmtuar nga loja. Besa ka patur disa raste të mira, me anë të shkodranit Elvis Kraja por ai edhe për formën e mirë të portierit Koci. Binogol realizoi golin e barazimit për Besën 1-1 në minutën e 57-të pasi shfrytëzoi gabimin e futbollistit të Kastriotr, nigerianit Gabriel Auia. Kastrioti reagoi, por u ndëshkua sërish nga ana e futbollistit beratas të Besës, Emiljano Veliaj, që shënoi golin e fitores 2-1 për ekipin e Hasan Likës. 21-vjecari Veliaj përfitoi nga një gabim i dytë i mbrojtësit Auia, goditi bukur brenda zonës së vogël të portierit. Skuadra e Kastriotit, kur kishte humbur cdo shpresë, gjeti golin e barazimit pesë minuta përpara përfundimit Erald Turdiu barazoi pas një goditje këndi të ekzekutur bukur nga Besnik Hasa.
Kastrioti morri një pikë shumë të vlefshme në javën e parë, ashtu sic mund të konsiderohet një nisje aspak e sukseshme e skuadrës së Hasan Likës dhe presidentit Nexhat Bizhdili.
Emiljano Kociu
--------------
Statistikat e azhurnuara, date 26.08.2006, ora 20.01
Bilanci ndermjet tyre: 10 ndeshje, 4 fitore Kastrioti ( e fundit 08.05.1996 2-0 (ne tavoline), 3 barazime ( i fundit 26.08.2006 2-2), 3 fitore Besa ( e fundit 23.12.1995 2-0), gol. 11-10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›