E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesët e para: Fitojnë Teuta e Kastrioti, Shkumbini-Flamurtari 1-1

Dinamo-Teuta 0-2
21' 0-1, Daniel Xhafaj
40' 0-2, Daniel Xhafaj
Teuta ka mundur të fitojë pjesën e parë me Dinamon, kur sulmuesi vlonjat Daniel Xhafaj, lojtari që ka luajtur për ngjyrat e dy ekipeve ndëshkoi Dinamon në minutën e 21. Ish-sulmuesi i Ksamaksit sezonin e kaluar realizoi rikthimin më të bukur me ekipin e Sulejman Starovës.
Para fillimit të takimit edhe një ndarje simbolike nga ana e futbollistit veteran të viteve 60-70, Gani Xhafa, që ka luajtur për Dinamon dhe ka zhvillur 5 ndeshje me ekipin kombëtar.
Dinamo pësoi një shok piskologjik, pas pësimit të golit, ndërsa mbrojtja durrsake me Duro, Tetovën, Kapaj dhe Vrapin ka qenë e pakalueshme. Në minutën e 40-të, do të jetë sërish Daniel Xhafaj që pasi mori një "dhuratë' nga afikani i Dinamos, Diop, nuk fali duke ndëshkuar për herë të dytë Dinamon, në një nga ditët më të errëta të saj.
-----------------------------
Shkumbini-Flamurtari 1-0
3' 1-0 Arsen Beqiri,
36' 1-1, Fjodor Xhafa
40' Shkumbini humb penallti
Shkumbini i Vasil Bicit i "armatosur" me tre futbollistë shkodranë: Arsen Beqiri, Nevian Cani dhe Denis Zmijani bëri startin më befasues të sezonit të ri, duke realizuar golin e parë të Kampionatit të 68-të Kombëtar të futbollit. Ishte minuta e tretë, kur 22-vjecari Arsen Beqiri, shënoi golin e parë të peqinasve në këtë sezon. Shkumbini në njezët minuta kontrolloi plotësisht lojën, ndërsa reagimi i kampionëve në fuqi të Kategorisë së Parë, Flamurtari, erdhi kohën e mbetur, kur erdhi edhe goli i barazimit me anë të sulmuesit të njohur Fjodor Xhafa, që mposhti nga afër portierin Ervin Llanit, në minutën e 36-të.
Ndërkohë për të përmendur është edhe humbja e penalltisë nga ana e Shkumbinit, kur heroi ka qenë portieri 26-vjecar Estref Billa.
--------------------
Kastrioti-Besa 1-0
14' 1-0, Ziambo
Kastrioti modest e filloi shumë mirë sezonin e ri, kur ekipi i Ramadan Ndreut mposhti në 45 minutat e para Besën e Hasan Likës. Afrikani Xhanuary Ziambo është dhe autori i golit të vetëm në pjesën e parë. Ziambo shënoi bukur në minutën e 14-të, dhe pati edhe një rast në minutën e 30-të, por më pas u largua i dëmtuar nga loja. Besa ka patur disa raste të mira, por nuk i shfrytëzoi rastit edhe për formën e mirë të portierit Kuli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›