Java 1/ Flamurtari ul flamurin në Peqin

Shkumbini-Flamurtari 2-1
3' 1-0 Arsen Beqiri; 36' 1-1, Fjodor Xhafa; 74' 2-1, Daniel Ramazani
* 44' Nexha godet nga pika e bardhë për Shkumbinin grushton portieri Billa
Shkumbini i Vasil Bicit i "armatosur" me tre futbollistë shkodranë: Arsen Beqiri, Nevian Cani dhe Denis Zmijani bëri startin më befasues të sezonit të ri, duke realizuar fitoren e parë në Kampionatit të 68-të Kombëtar të futbollit.
Ishte minuta e tretë, kur 22-vjecari Arsen Beqiri, shënoi golin e parë të peqinasve në këtë sezon, pas edhe një gabimit të portierit Billa, një gol befasues nga një distancë të largët.
Shkumbini në njezët minuta kontrolloi plotësisht lojën, ndërsa reagimi i kampionëve në fuqi të Kategorisë së Parë, Flamurtari, erdhi kohën e mbetur, kur erdhi edhe goli i barazimit me anë të sulmuesit të njohur Fjodor Xhafa, që mposhti nga afër portierin Ervin Llanit, në minutën e 36-të. Ndërkohë për të përmendur është edhe humbja e penalltisë nga ana e Shkumbinit, në minutën e 44', por Dorian Bubeqi që goditi nga pika e bardhë për Shkumbinin edhe për shkak të grushtimit të portierit 26-vjecar Estref Billa.
Në pjesën e dytë, Shkumbini kërkoi të sulmonte fort përballë Flamurtarit, por pa fresikën e duhur. Rastin e parë e pati Dorian Bubeqi. Trajneri i Flamurtarit, Agim Canaj, e vendosi më mirë ekipin e tij, në këtë pjesë lojë, ndërsa Vasil Bici ishte efikas në ndërrimet e bëra. Dorian Bubeqi dhe Erjon Rizvanoli që u futën në pjesën e dytëtë takimit i dhanë tjetër frymarrje ekipit të Bicit. Daniel Ramazani shfrytëzoi bukur një goditje kendi për Shkumbini duke i dhënë edhe avantazhin 2-1 skuadrës së Shkumbinit.
----------------
STATISTIKAT E NDESHJES
Shkumbini - Flamurtari 2-1
Shenues: Beqiri 4', Ramazani 73'/ Xhafa 34'
E shtune, 26 gusht 2006, ora 17.00, ne fushen sportive te Peqinit
Shkumbini: Llani, Zmijani, A.Muca, Ndoni, Xhyra, Beqiri, Byzhyti, Abdurrahman (52' Rizvanolli), Nexha (56' Ramazani), Cani, Sefa (37' Bubeqi) Tr. V.Bici
Flamurtari: Billa, Behari, Driza, Sakaj, Begaj, Roxher, Bokatola, Kuqi, Guna (62' Ymeraj), Xhafa (58' Sisoko), Nenaj (81'Strati) Tr. A.Canaj
Gjyqtare: Sh.Guce (Lushnje), D.Rexha (Tirane), F.Lamaj (Durres)
Kartone te verdhe: Abdurrahman, Bubeqi, Sefa, Xhyra, Llani/ Billa, Guna, Sisoko
Karton i kuq: Bubeqi
Shenim: 44' Nexha humbet nje penallti
-----------------
Statistikat e azhornuara date 26.08.2006,
Bilanci ndermjet tyre: 23 ndeshje, 8 fitore Shkumbini ( e fundit 26.08.2006 2-1), 6 barazime ( i fundit 15.12.2001 0-0), 9 fitore Flamurtari ( e fundit 27.09.2003 3-0), gol. 30-32