Komisioni i etikes se FIFA-s perjashtoi anetaret e korruptuar pas skandalit

Organizata Boterore e Futbollit FIFA nderhyn vendosmerisht pas hetimeve per korrupsion. Komisioni i etikes pezulloi dy anetare te Komitetit Ekzekutiv i cili duhet te vendose per vendet se ku do te mbahet kampionati i ardhshem. Nigeriani Amos Adamu eshte perjashtuar per tri vitet e ardhshme nga te gjitha funksionet e futbollit ndersa Reynald Temari nga Tahiti per nje vit.
Reagimi i FIFA-s
Adamu dhe Temari kane pranuar ne biseda me gazetare te fshehte britanike se do te shesin voten e tyre. Ata thane se jane te pafajshem. Nderkohe kater anetare te meparshem te Komitetit nuk kane te drejte te jene aktive per organizaten ne 12 vitet e ardhshme per shkak se iu kane dhene keshilla gazetareve se si mund ti korruptojne zyrtaret e FIFA-s.Bildunterschrift Pamje simbolike
Keto vendime duhet te merreshin eshte shprehur Kryetari i Komisionit te etikes Claudio Sulser ne nje konference shtypi ne Zyrih. Nuk mund ta permiresojme boten nga nje dite ne tjetren por mund te fillojme me kete ka thene Sulser.
Kandidatet e Boteroreve 2018 2010
Skandali u zbulua nga gazeta britanike Sunday Times ne tetor permes hulumtimeve undercover. Tanime ne 2 dhjetor 2010 do te vendosin 22 anetare nga 24 anetare ekzekutive per vendosjen e vendit te zhvillimit te Kampionatit Boteror te Futbollit 2018 dhe 2022. Per Boterorin 2018 kane aplikuar Belgjika-Hollanda Spanja-Portugalia Rusia dhe Anglia. Per Boterorin 2022 kane aplikuar Australia Japonia Katari Koreja e Jugut dhe SHBA.
AG/Arapi/Ahmeti