E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet gjigante te NBA-se



The National Basketball Association Shoqata Kombetare e Basketbollit apo shkurt e njohur si NBA e ku marrin pjese 29 ekipe amerikane dhe nje skuader kanadeze eshte nje kampionatet me te njohur ne bote persa i perket basketbollit. NBA-ja eshte nje nga kater ligat me te medha profesioniste ne Ameriken e Veriut qe perfshijne dhe Ligen e Madhe te Bejzbollit Major League Baseball MLB Ligen Kombetare te Futbollit National Football League NFL dhe Ligen Kombetare te Hokeit National Hockey League NHL. Liga e Basketbollit u krijua ne Nju Jork me 6 qershor te vitit 1946 si Shoqata e Basketbollit e Amerikes. Liga mori emrin qe mban dhe tani Shoqata Kombetare e Basketbollit pas shkrirjes ne vitin 1949 edhe me rivalen Liga Kombetare e Basketbollit National Basketball League NBL. NBA ne vitin 1946 kishte 11 skuadra por aktualisht numeron 30 ekipe me 29 ne Amerike dhe nje ne Kanada. Boston Selltiks ka fituar me shume kampionate 17 finale. Ekipi i dyte me i suksesshem eshte Los Anxheles Lejkers me 16. Cikago Bulls ka fituar gjashte kampionate dhe San Antonio Spurs me kater kampionate. Kampionati aktual eshte i ndare ne konferenca me nga tre divizione secila ku secila ka nga pese ekipe. Sezoni i rregullt nisi ne javen e fundit te tetorit. Gjate sezonit te rregullt cdo skuader luan 82 ndeshje 41 ne shtepi dhe 41 jashte saj. Nje skuader perballet me kundershtarin ne divizionin e saj kater here ne vit. Plejofi i NBA-se fillon me fund te muajit prill me tete ekip nga cdo konference e qe luajne kampionatin e tyre. Tre fituesit e divizioneve se bashku edhe me ekipet me rezultatet me te mira nga konferenca luftojne midis tyre per te mberritur te kater ekipet me te mira. Fituesit e cdo konference zhvillojne midis tyre nje seri prej shtate ndeshjesh e ku pervec fituesit te trofeut Larry OBrien jepen edhe cmimet per trajnerin me te mire dhe lojtarin me te vlefshem te finaleve te njohur shkurt si MVP Most Valuable Player.

BASKETBOLLISTET E NBA

231 cm Xhorxhe Mureshan Rumani
231 cm Manute Bol Sudan
229 cm Shon Bredli SHBA/Gjermani
229 cm Yao Ming Kine
226 cm Cak Nevit SHBA
226 cm Slavko Navezh Mali i Zi
226 cm Pavel Podkolzin Rusi
224 cm Mark Iten SHBA
224 cm Rik Smits Holande
224 cm Ralf Sampson SHBA

ME SHTATLARTET NE BOTE

272 cm Robert Uadlou SHBA
262 cm Xhon Rogan SHBA
251 cm Vaino Myllyrinne Finlande
249 cm Vikas Uppal India
249 cm Don Koehler SHBA
247 cm Sultan Koshen Turqi
246 cm Patrick OBrien Irlande
246 cm Gabriel Monjane Mozambik
246 cm Julius Koch Gjermani
245 cm Suleiman Nashnush Libi

Xhejms Naismith shpikesi i basketbollit
Ndeshja e pare e basketbollit u luajt ne vitin 1891 gati 120 vjet me pare

Trajneri dhe novatori kanadez Xhejms Smith 1961-1939 konsiderohet edhe si shpikesi i basketbollit ne vitin 1891 kur ai ishte vetem 30 vjec edhe pse ne fillim loja u luajt me nje helmet ne koke njesoj si ne futbollin amerikan. Naismith shkroi rregullat e para origjinale themeloi programin e basketbollit per ekipin e Universitetit te Kansasit. Ai e jetoi momentin kur basketbolli u perfshi si sport demonstrues ne Lojerat Olimpike te 2004-s dhe si aktivitet zyrtar ne Lojerat Olimpike te vitit 1936 ne Berlin te Gjermanise. Kontributin e Naismithit eshte i madh ne basketboll dhe ai eshte nderuar me shume cmime. Naismthi ne rinine e tij ishte nje sportist i kompletuar ne futboll gjimnastike. Basketbolli u shpik nga nje kerkese e Doktor Luter Gulikut kreut te Springfied Physical Education i cili kerkonte shpikjen e nje sporti qe zhvillohej brenda salles te mos zinte shume hapesire e te ofronte nje zbavitje atletike nje loje qe te paster per te gjithe lojtaret dhe te mos ishte shume e perafert dhe te ndihmonte sportistet te mbanin formen e tyre. Ne perpjekjet e tij per te ideuar nje loje te re Naismith u udhehoq nga tre mendime kryesore. Se pari ai analizoi ndeshjet me popullore regbine futbollin amerikan futbollin europian hokein dhe bejzbollin Naismith gjykoi se nje top me i madh i bute ishte me i sigurt. Se dyti ai pa se te gjitha kontaktet fizike ndodhnin kur lojtaret vraponin driblonin apo gjuanin keshtu qe ai vendosi se pasimi ishte opsioni i vetem legal. Se fundi ai vendosi te reduktoje kontaktet e trupave duke vendosur qe porta te jete shume lart kokave te lojtareve. Per te shenuar gol ai detyroi lojtaret te hidhnin topin ne nje kosh. Naismith e quajti kete loje te re Basket Ball basketboll dhe shkroi 13 rregullat baze. Ndeshja e pare e basketbollit u luajt ne vitin 1891 gati 120 vjet me pare.

Rregullat e lojes
Ndeshjet luhen te ndara ne kater perioda me nga 10 FIBA ose 12 minuta NBA. Ndeshjet e kolegjeve praktikojne dy pjese nga 20 minuta nderkohe qe shkollat aplikojne sistemin 8 minuta cdo pjese. Koha shtese ne rast barazimi eshte pese minuta nderkohe qe koha e mbajtjes ndalin kur loja eshte e nderprere. Pese lojtare luajne per cdo ekip ndersa zevendesimet lejohen pa kufizim.

295 basketbolliste ne muzeun e fames

Muzeu i fames apo Hall of fame kushtuar basketbollit ndodhet ne Springfield Masacusets Shtetet e Bashkuara dhe nderon ne menyre te vecante lojtaret e basketbollit trajneret gjyqtaret zyrtaret dhe kontribuues te tjere te kesaj loje. Muzeu mban emri e James Naismith shpikesit te basketbollit. Basketball Hall of fame sherben edhe si nje librari e hapur per historine e ketij sporti. Deri tani ne muze nderohen 295 individe dhe tete skuadra. Muzeu eshte hapur ne vitin 1959.

Los Anxheles Lejkers kampioni ne fuqi

Ndeshjet finale te vitit 2010 u mbajten ne Koubojs Stadium perballe nje tifozerie qe kapi shifra te cmenduara 108 mije e 713 vende. Ndeshjet plejof nisin me 17 prill 2010. Tete ekipet nga Konferenca e Lindjes ishin Boston Selltiks Orlando Magic Kleveland Kavaliers Atlanta Hauks Cikago Bulls Miami Heat Miluaukee Bucks dhe Charlote Bobcats. Nga ekipiet e kualifikuara nga Konferenca e Perendimit ishin Los Anxheles Lejkers Phoenix Suns Utah Jazz San Antonio Spurs Oklahoma Siti Thunder Portland Trail Blazers Denver Naxhets dhe Dallas Maveriks. Boston Selltiks fituan ne gjysmefinale ndaj Kleveland Kavaliers ndersa ne Perendim Los Anxheles Lejkers mundi ne gjysmefinale San Antonio Spurs. Ne finale Lejkers fitoi ne ndeshjen e shtate 83-79. Kobi Brajant fitoi per here te dyte si MVP.

Ekipi i endrrave kampion i botes

Disa nga yjet me te mire te botes ne basketboll perfshire dhe legjendat e kampionatit amerikan NBA ishin te pranishem ne Kampionatin Boteror te Turqise nga data 28 gusht deri me 12 shtator 2010 te zhvilluar kete vit e te fituar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe munden ne finale vendasit. Ne Lojerat Olimpike te vitit 1992 u krijua ai qe te gjithe e njohin me emrin Dream Team te perbere nga gjigante te tille si Majkell Xhordan Leri Berd Mexhik Xhonson Devid Robinson Petrik Euing Skot Pipen Klyd Dreksler Karl Malone Xhon Stokton Kris Mullin Carles Berklej dhe Kristian Laener. Personazhe te basketbollit amerikan si Kobi Brajant Lebron Xhejms Xheson Kid Duejn Uajde Karemo Antoni Duajt Hauard Kris Pol Majkell Red ishin fituesit e Lojerave Olimpike ne Kine nderkohe qe ne Turqi SHBA-ja u paraqit me emra te tille si Rudi Gej Lamar Odom Caunsej Billaps Tajson Candler 216 cm Stefen Kjuri Kevin Djurant Erik Gordon Deni Grejnxher Endri Iguodala Kevin Lav Derik Rouz dhe Rasell Uestbrouk. Nje amerikano-polak Majkell Krzysevski 63 vjec eshte trajneri i skuadres amerikane. Ai drejton nga viti Boterori i Japonise 2006 dhe ka fituar Lojerat Olimpike 2008. Skuadra e Shteteve te Bashkuara eshte nje nder me te suksesshmet ne basketbollin e meshkujve ne kompeticionet nderkombetare duke fituar medalje ne te gjitha 16 turnete olimpike te basketbollit ne te cilat ajo ka marre pjese. Ekipi amerikan njihet si Dream Team ekipi i endrrave kjo edhe per vete famen dhe performancen e jashtezakonshme te basketbollisteve te saj. Gjithsesi aktualisht SHBA-ja renditet si ekipi i dyte me i mire ne bote. Deri ne vitin 1989 ekipet perbeheshin nga lojtare amatore por me pas rregullat ndryshuan dhe lojtaret ishin profesioniste. Ekipi i pare i njohur si Dream Team fitoi medaljet e arta ne Lojerat Olimpike te Barcelones ne vitin 1992 ku mundi ne finale Kroacine. SHBA-ja ne 16 pjesemarrje ne Lojerat Olimpike ka fituar 13 here medaljet e arta 1 argjendi dhe 2 bronzi. Ne Kampionatet Boterore SHBA-ja ka marre pjese 16 here por vetem 4 here e ka fituar titullin pikerisht ne vitet 1954 1986 dhe 1994 duke humbur edhe tri finale te tjera 1950 1959 1982 dhe 2010. Ekipi kombetar aktual amerikan ka nje shtatlartesi mesatare prej 200 cm.

Air-Xhordan padroni i koshit
Jeta e trazuar e nje ylli nga titujt bastet dhe shperblimet per divorc

Majkell Xhordan eshte nje prej basketbollisteve me te medhenj te te gjitha koherave. 47-vjecari tashme edhe nje biznesmen aktiv dhe pronari kryesor i Sharlot Bobkats nje skuadre basketbolli i Karorines se Veriut ne Shtetet e Bashkuara ka qene nje prej sportisteve me te marketuar te brezit te tij dhe teper popullor ne bote rreth viteve 1980 dhe 1990. Xhordani lindi ne Bruklin te Nju Jorkut. Nena e tij punonte ne banke ndersa i ati ishte nje supervizor pajisjesh. Majkelli ishte i katerti nga pese femijet kishte edhe dy vellezer e dy motra. Pas transferimit ne Uilmington te Karolines se Jugut Xhordanit te vogel i pelqente basketbolli futbolli dhe bejzbolli. Ai u perpoq te luante basketboll me ekipin e shkolles se tij por me vetem 1.80 metra i larte ai u cilesua i shkurter per te luajtur ne ate nivel. Pas nje karriere te shkurter me ekipin e Universitetit te Karolines se Veriut Xhordan 198 cm u bashkua me skuadren e NBA-se Cikago Bulls ne vitin 1984. Ai u shnderrua menjehere ne nje yll duke argetuar tifoze me aftesine dhe lehtesine e tij te jashtezakonshme per te shenuar nga cdo pozicion. Koshat e tij te realizuar me imitimin e uljes se nje avioni mbi piste i dhane atij nofken Air Xhordan dhe Zoteria i ajrit. Xhordan mori fame si nje nga lojtaret me te mire mbrojtes. Gjate vitit te tij te pare ne NBA Xhordan pati nje mesatare te mire shenimi duke u bere nje basketbollist i dashuruar edhe ne arenat kundershtare. Revista sportive e famshme amerikane Sport Illustrated i kushtoi faqen e pare A star is born Nje yll ka lindur. Ne sezonin 1986-1987 Xhordan shenoi me shume se 3000 pike vodhi 200 topa dhe beri 100 bllokime por pa mundur te fitoje cmimin MVP te fituar nga rivali i tij Mexhik Xhonson. Ne vitin 1991 ai fitoi kampionatin e pare te NBA-se me Cikago Bulls duke fituar titujt edhe ne vitet 1992 dhe 1993. Ne tetor te vitit 1993 Xhordan u terhoq nga basketbolli nje vendim ky i marre edhe pas vrasjes se te atit afer nje autostrade nga dy adoleshente te cilet me pas u denuan me burgim te perjetshem. Ne vitin 1996 ai themeloi klubin Chicago area Boys Girls dhe ia kushtoi te atit te tij e ndersa me pas Xhordan u aktivizua ne bejzboll sipas tij per te permbushur nje deshire te vjeter te babait. Pas nje terheqjeje te shkurter per tu marre me bejzboll Xhordan iu rikthye basketbollit ne vitin 1995 duke udhehequr Bullsat ne fitimin e tre kampionateve te tjere 1997 1998 dhe 1999. Ai u terhoq edhe nje here tjeter ne vitin 1999 por me pas luajti edhe dy sezone te tjere me Uashington Uizards. Cmimet e Xhordanit jane te shumta pese here lojtari MVP Lojtari me i vlefshem i kampionatit dhjete here ne ekipin e pare ALL-NBA nente here ekipin mbrojtes me te mire tri here ne All-Star dhjete here si shenuesi me i mire. Majkell Xhordan mban rekordin si shenuesi me i mire ne sezonin e rregullt me nje mesatare pikesh prej 30.12 pike per ndeshje dhe mesataren me te mire te realizimit ne plejof me 33.45 pike per ndeshje. Ne vitin 1999 ai perzgjodh si sportisti me i mire i Amerikes se Veriut. Xhordan ben pjese ne muzeun e fames se basketbollit. Majkell Xhordan ka fituar dy here medaljet e arta olimpike si pjese e ekipeve amerikane 1984 dhe 1992 ne kete fundit si pjese e te ashtuquajturit Dream team Ekipi i endrrave. Xhordan eshte i famshem edhe per produktet qe ai ka prezantuar sidomos per kepucet atletike te prodhuara nga Nike te cilat hyne ne treg ne vitin 1985 dhe jane popullore dhe sot. Ne vitin 1996 ai mori pjese ne filmin Space Jam duke luajtur veten tij. Gjithsesi jeta e nje ylli si Majkell Xhordan nuk mund te mos shoqerohej edhe me ndonje ane te erret. Gjate plejofit te vitit 1993 Xhordan vuri bast ne Atlantik Siti perpara ndeshjes se Bullsave kunder Nju Jork Niksave. Ne te njejtin vit ai pranoi se kishte humbur 57 mije dollare ne baste.

168 milione dollare per divorcin

Xhordan u martua me Huanita Vanoi 1989 me te cilen pati dy fmeije perpara se te divorcohej tri vej me pas. Huanita mori si shperblim 168 milione dollare per dhenien e divorcit shuma me e madhe e paguar ne ato kohe per nje divorc. Ne korrik te vitit 2006 gjykata e Ilionisit vendosi qe te mos e detyronte te paguante 5 milione dollare ish-te dashures se tij Karla Knafel. Xhordan i kishte paguar 52 mije dollare Knafelit per te mbajtur marredhenien e tyre sekret. Knafel pretendoi se Xhordani i kishte premtuar 5 milione dollare qe ajo te qendronte e heshtur dhe te mos tregonte se kush ishte babai i femijes kur ajo mbeti shtatzene ne vitin 1991. Testi i ADN-se tregoi se Xhordani nuk ishte babai i femijes.

Sportisti me i marketuar ne planet

Xhordan eshte nje nga figurat sportive me te marketuara ne histori. Ai ka qene nje zedhenes i fuqishem i markave te tilla si Nike Coca-Cola Chevrolet Gatorade McDonalds Ball Park Franks Rayovac Uheaties Hanes dhe MCI. Xhordan pati nje marredheie te gjate me gjigantin e pijeve Gatorade duke u shfaqur ne me shume se 20 reklama komerciale. Nike krijoi nje kepuce me firmen e tij te quajtur Air Jordan nderkohe qe krijoi nje departament prodhimi me te bazuar ne Jordan Brand. Xhordna eshte i lidhur gjithashtu me karakteret e filmave me kartone Looney Tunes. Nje reklame komerciale e Nike ilustronte Xhordanin dhe Bags Banin duke luajtur kunder nje skuadre me karaktere marsiane.

Nje thes fitimesh me miliona dollare

Te ardhurat vjetore nga produktet me firmen e Xhordanit arrijne ne 40 milione dollare. Xhordani ka vendosur edhe rekorde persa i perket pageses se nje lojtari duke nenshkruar kontrate ae arrijne me shume se 30 milione dollare ne sezon. Nje studim akademik gjeti se rikthimi i pare ne NBA i Xhordanit i solli firmave te lidhura me basketbollistin nje te ardhur me shume se 1 miliard dollare. Ne qershor te vitit 2010 Xhordan ishte i renditur nga revista Forbes si i famshmi i 20-te me i fuqishem ne bote teksa kishte fituar 55 milione dollare midis qershor 2009 dhe qershor 2010. Sipas artikullit te Forbes-it marka Bran Jordan gjeneron gati 1 miliarde dollare shitje per Nike.

Magjiku Xhonson avokati i seksit te sigurt
Xhorxh Bush Per mua Mexhik eshte nje hero nje hero per kedo qe do sportin.

Irvin Xhonson apo me mire i Mexhik Xhonson Magjiku Xhonson eshte nje emer tjeter i famshem i basketbollit amerikan. Ne karrieren e tij me Los Anxheles Lejkers Xhonson fitoi tri here MPV ishte i pranishem ne nente finale te NBA-se luajti ne 12 ndeshje All-Star dhe u nominua dhjete here ne ekipin e pare te NBA-se. Xhonsoni ishte anetar i ekipit Dream Team qe fitoi medaljet e arta ne Lojerat Olimpike te Barcelones ne vitin 1992. Mexhik Xhonson ne vitin 1991 u terhoq pasi mesoi se ishte i infektuar me virusin HIV. Gjate deklarates ai tha se gruaja e tij Kuki dhe femija i porsalindur i tyre nuk ishin infektuar me virusin HIV dhe se ai do ti kushtonte gjithe jeten e tij betejes per kete semundje vdekjeprurese. Xhonson fillimisht tha se nuk e dinte se ku e kishte marre semundjen por me pas ai pranoi se kishte pasur marredhenie te shumta me partnere te ndryshem seksuale gjate karrieres se tij. Ne ate kohe vetem nje perqindje e vogel ishin te prekur nga virusi HIV dhe per Xhonsonin u tha se ishte gej ose biseksual. Gjate kthimit te tij ne vitin 1992 ku dhe fitoi cmimin si MVP Lojtari me i vlefshem. Ai u terhoq perfundimisht nga basketbolli ne vitin 1996 duke qene nje avokat per parandalimin e semundjeve te Sides dhe seksit te sigurt gjithashtu ai eshte nje biznesmen dhe filantropist. Xhonson eshte perfshire ne listen e 50 lojtareve me te medhenj te NBA-se. Ish-presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Xhorxh Bush ka thene Per mua Mexhik eshte nje hero nje hero per kedo qe do sportin.

Shak ONil repisti i basketbollit

Shak ONil eshte nje nga basketbollistet me te rende ne peshe qe ka luajtur ndonjehere ne NBA 216 cm 147 kg. Gjate karrieres se tij me shume se 18-vjecare ONil e ka perdorur madhesine dhe fuqine e tij per te mposhtur kundershtaret per pike dhe ribaund. ONil eshte aktualisht lojtari me i vjeter ne moshe ne NBA 38 vjec. ONil ka nisur karrieren te Orlando Mexhik e me pas te Los Anxheles Lejkers duke nenshkruar me kete te fundit nje konrtrate 7-vjecare per nje shume prej 121 milione dollare. Ai kembenguli se nuk e nenshkroi kontraten per para. Jam i lodhur duke degjuar vete para para para para - tha ONil pas nenshkrimit. Une vetem te luaj te pi Pepsi te vesh Reebok - shtoi ai duke permendur emrat e sponsoreve te tij. Duke luajtur perkrah Kobi Brajant ai fitoi kampionatin amerikane ne vitet 2000 2001 dhe 2002. Marredheniet e keqija me Brajant e detyruan Shak ONilin te largohej te Majemi Hit ku fitoi nje titull perpara se te shkonte ne vitin 2006 te Feniks Sans e me pas te Kleveland Kavaljers ku luajti perkrah Lebron Xhejms. Aktualisht luan me Boston Selltiks. Shak ONil ka fituar shume cmime individuale perfshire dhe faktin se ai eshte nje nder tre lojtaret e vetem qe ka fituar NBA MVP All-Star MVP dhe Finals MVP ne te njejtin vit 2000 dy te tjeret jane Ullis Rid 1970 dhe Majkell Xhordan 1996 dhe 1998. Shak ONil eshte lojtari i peste me i mire ne histori persa u perket pikeve te shenuara i 14-ti ne ribaunde dhe i 7-ti ne bllokime. Pervec karrieres se tij basketbollistike ONil ka publikuar edhe kater albume me kenge rep ku i pari Shaq Dieze ka fituar nje cmimi platini. Ai eshte shfaqur gjithashtu ne shume filma por ka dhe disa reality-shou te tij Shaqs Big Challenge dhe Shaq Vs.

Dirk Novicki gjermani i mbi 20 mije pikeve
Lituanezi Sabonis dhe kroati Kukoc pushtuesit europiane te NBA-se amerikane

NBA-ja eshte endrra e cdo basketbollisti jo-amerikan. Numri i te huajve qe luajne ne Shtetet e Bashkuara vjen gjithmone ne rritje. Basketbolliste te tjere te famshem europiane kane luajtur ne SHBA. Gjermani Dirk Novitck 213 cm lojtari aktual i Dallas Maveriks eshte nje nga kontribuuesit me te medhenj ne basketbollin amerikan. Ai eshte quajtur nga gazetat gjermane si Vunderkind-femija mrekulli. Novicki eshte lojtari i 34-t ne historine e NBA-se dhe i pari europian qe ka kaluar kufirin e 20 mije pikeve te realizuara. Kroati Toni Kukoc 211 cm sot 42 vjec i cili ka qene 3 here kampion i NBA-se me Cikago Bulls 1996 1997 dhe 1998 eshte konsideruar ne vitin 2008 si nje nga 50 basketbollistet me te mire europiane. Serbi Vlade Divac 216 cm 2 here nenkampion ne Lojert Olimpike anetar i ekipit All-Star ne vitin 2001 ne NBA 2 here kampion i botes 3 here kampion i Europes dhe i perfshire ne 50 basketbollistet me te mire europiane eshte nje tjeter emer i madh evropian qe ka luajtur ne NBA. Lituanezi Arvidas Sabonis 221 cm 5 here lojtari me i mire i Europes 1984 1985 1988 1995 1999 eshte nje tjeter superbasketbollist qe ka lene gjurme ne kampionatin amerikan. Edhe turqit perfaqesohen ne NBA Hedo Turkolgu 208 cm aktualisht te Foeniks Sans dhe Mehmet Okur 211 cm te Utah Xhaz. Spanjolli me i famshem eshte Po Gazol 213 cm 2 here kampion i NBA-se me Los Anxheles Lejkers 2009 dhe 2010 dhe tri here ne ekipin ideal te NBA-se All-Star. Francezi Toni Parker 3 here kampion i NBA-se me San Antonio Spurs luan qe nga viti 2001 ne Shtetet e Bashkuara. Parker 188 cm eshte i martuar me aktoren Eva Longoria e cila eshte shtate vjet me e madhe se basketbollisti. Emra te tjere basketbollistesh te famshem jane dhe rusi Andrei Kirilenko argjentinasi Manu Xhinobili braziliani Leandro Barboza italiani Andrea Barnjani izraeliti Omri Kaspi nigeriani Hakim Olajuon kongolezi Dikembe Mutombo holandezi Rik Smtis.

Drazhan Petrovic ylli i shuar ne nje aksident

Kroati Drazhan Petrovic i cili iu bashkua NBA-se ne vitin 1989 konsiderohet si pionieri i pare i basketbollit nderkombetar. Drazhan Petrovic 196 cm ishte nje pikeshenues i njohur i basketbollit kroat dhe jugosllav. Karriera e tij ishte shkurter pasi ai humbi jeten ne moshen 28-vjecare pas nje aksidenti me makine ne Gjermani 7 qershor 1993.

Kinezi Jao Ming nje kulle gjigante

Yao Ming basketbollisti kinez 30 vjecar i Hjuston Rokits eshte lojtari me shtatlarte i NBA-se 229 cm gati nje kulle gjigante por ai eshte me i shkurter 13 cm sesa kinezi tjeter Zhang Juncai 242 cm. Yao i cili lindi ne Shangai nje qytet prej me shume se 19 milione banoresh nisi karrieren e tij te Shangai Sharks ne nje moshe te re vetem 17 vjec e duke shpenzuar pese vjet me skuadren kineze. Ne korrik te vitit 2009 Yao bleu ish-klubin e tij Shangai Sharks pasi nuk ishte me gjendje te luante ne kampionatin kinez per shkak te problemeve financiare. Yao u bashkua me ekipin amerikan Hjuston Rokist ne vitin 2002 duke qene aktualisht i dyti i huaj se bashku edhe me argjentinasin Luis Skola 206 cm. Yao eshte zgjedhur shtate here ne formacionin me te mire te Konferences se Perendimit dhe pese here ne formacionin me te mire te NBA-se. Yao Ming eshte nje nga sportistet me te njohur kineze me sponsorizues te fuqishem pas vetes se tij duke qene edhe lojtarin me te pasur te Kines ne gjashte vitet e fundit. Legjenda e tij e basketbollit amerikan ka qene edhe subjekt i nje dokumentari nderkohe qe Yao se bashku edhe me analisti e NBA-se Rik Bucer ka shkruar nje liber autobiografik Yao nje jete ne dy bote. Yao eshte martuar me Ye Li sigurisht nje basketbolliste kineze e qe eshte jo pak por 190 centimetra e larte duke formuar ciftin me shtatlarte ne planet. Te dy u takuan per here te pare kur Yao ishte vetem 17 vjec. Ajo nuk ishte e terhequr nga Yao por me ne fund Ye pranoi te lidhej me te gjate kohes se Lojerave Olimpike te Vitit 2000. Yao konsiderohet si nje burre besnik dhe Ye eshte e vetmja femer per te. Marredhenia u be publike gjate vitit 2004 ne ceremonine mbyllese te Lojerave Olimpike te Athines. Me 6 gusht te vitit 2007 Yao u martua me Ye ne nje ceremoni te organizuar vetem per miqte e ngushte dhe te mbyllur per mediat. Cifti ka nje vajze te lindur me 21 maj te vitit 2010. Ne vitin 2009 Yao ofroi zerin e tij per nje personazh te filmit te animuar kinez The Magig Ater. Yao eshte nje sportistet me te famshem kineze se bashku edhe me Liu Xiang nje atlet i gares 110 metra me pengesa kampion olimpik 2004 dhe kampion i botes 2005 dhe 2007. Sipas revistes amerikane Forbes Yao eshte sportisti qe fiton me shume ne Kine duke grumbulluar 51 milione dollare amerikane ne vitin 2008. Nje pjese e madhe e parave vijne nga sponsorizimet. Ai ka nenshkruar me kompanine e njohur amerikane Nike e me pas me ate Reebok. Edhe Pepsi ka pasur nje marreveshje me kinezin ndersa me pas u afrua gjiganti tjeter Coca Cola te cilat perdoren imazhin e tij. Kompanite e tjera jane edhe Visa Apple Garmin dhe McDonalds. Yao Ming ka marre pjese ne shume programe bamiresie duke dhene shuma qe kalojne mbi 4 milione dollare. Pas termetit te Sicuanit ne Kine ne vitin 2008 Yao dhuroi 2 milione dollare duke krijuar nje fondacion qe do te ndihmonte ne rindertimin e shkollave.

Sasha Vujavic i zjedhuri i Sharapoves

Basketbollisti slloven Sasha Vujavic 201 cm eshte i fejuari i tenistes se njohur ruse bukuroshes Maria Sharapova. 26-vjecari luan me Los Anxheles Lejkers. I mbiquajtur The Machine makina ai luan ne pozicionin guard nje rol ku basketbollisti ka me shume detyra sulmuese. Djaloshi nga Maribori eshte produkt i nje babai serb me nje nene slllovene. Babai i tij ka qene nje trajner basketbolli ndersa nena nje volejbolliste por qe e mbylli karrieren e saj ne moshen 19-vjecare kur ajo mbeti shtatzene me Sashen. Prinderit e tij u divorcuan kur ai ishte vetem 6 vjec dhe ai jetoi me nenen e tij e me vone edhe me njerkun e tij. Aktualisht jeton ne Kaliforni te Shteteve te Bashkuara.

Supergjiganti Mureshan vinci 231 cm

Lojtari me shtatlarte qe ka luajtur ndonjehere ne NBA eshte rumuni Xhorxhe Mureshan. Ish-basketbollisti ka qene 231 cm i larte dhe gjithcka ka ardhur si pasoje e disa crregullimeve hormonale ne tru te ashtuquajtures gjendra pituitary. Edhe sudanezi Manute Bol ka qene po 231 cm. Gjithsesi njeriu me shtatlarte ne bote eshte Robert Uadlou 272 cm i larte i njohur nga Guinness. Interesant eshte fakti se prinderit e rumunit Mureshan jane te nje lartesie mesatare. Mureshan lindi ne nje fshat rumun Triteni e per me teper ne nje familje te varfer. Luajti per here te pare basketboll me ekipin e Universitetit te Kluzhit. Pasi luajti ne kampionatin francez 1993 ai terhoqi vemendjen e menaxhereve te NBA-se duke luajtur ne SHBA. Ai mbante ne fanelle numrin 77 duke iu referuar lartesise se tij 7 feet dhe 7 inc 231 cm. Jashte basketbollit Mureshan ka marre pjese edhe ne aktrim ne filmin e vitit 1998 My Giant me komedianin Billi Kristal. Mureshan luajti rolin e nje ventriloku ne videon e kengetarit te njohur Eminem. Ne mars te vitit 2007 Mureshan luajti ne nje ndeshje per Merilanf Najtuaks si pjese e skuadres me te larte ne historine e basketbollit por ai nuk ishte me i shtatlarti ne fushe pasi kinezi Sun Majngming ishte 236 cm 168 kg njeheresh edhe basketbollisti me shtatlarte ne histori. Ne fakt Sun mberriti ne SHBA per te luajtur ne NBA por mjeket zbuluan se ai kishte nje tumor ne tru pikerisht ne gjendren pituitary. Ai luajti per ekipe te dores se dyte ne SHBA me pas ne Kanada e Japoni perpara se te rikthehej ne Kine. Per te eshte bere nje dokumentar me titullin Anatomia e nje gjiganti.

19 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›