E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Java e 21-të e Superiores, tre ekipe udhëheqin me pikë të barabarta

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Java e 21-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e së dielës me ndeshjen e fundit Dinamo City – AF Elbasani.

Djemtë e Ilir Dajës u rikthyen te fitorja në kampionat, pasi mundën AF Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena” 3-1.

Po të dielën Partizani triumfoi ndaj Teutës në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0. Të kuqtë e kryeqytetit i shënuan të dy golat e fitores në fraksionin e dytë.

Edhe Vllaznia fitoi në transfertë ndaj Skënderbeut. Kuqeblutë dominuan ndeshjen në Korçë dhe fituan 4-0. Bekim Balaj ishte autori i tre golave në këtë sfidë.

Të shtunën, Egnatia mundi Tiranën në stadiumin “Arena Kombëtare” me rezultatin e thellë 4-0.

Bylisi regjistroi triumfin e radhës në kampionat, pasi mundi Laçin në shtëpi 3-0.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›