E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pianistri Gallet koncert në Tiranë

Shqiperia ka rezultuar nje atraksion i fuqishem per pianistin francez Pascal Gallet. Muzikanti rikthehet ne Tirane per here te dyte pas nje viti kesaj here per nje koncert recital ne Akademine e Arteve.

Ai njeh dhe vlereson traditen e shkolles shqiptare te muzikes pasi ka intepretuar perkrah emrave si Tedi Papavrami dhe Arben Skenderi por ajo qe e surprizon se tepermi eshte fakti qe ka takuar kaq shume shqiptare qe komunikojne rrjedhshem ne frengjisht.

"Te them te drejten nuk eshte nje surprize. E dija qe me pare, por ajo qe te habit eshte fakti qe ka njerez qe flasin vertete mire ne frengjisht. Kjo me prek", thote pianisti Pascal Gallet.

Artisti qe ka prekur skenat e Kanadase, Shteteve te bashkuara, meksikes, Italise, Spanjes e deri ne Kine, Japoni e Brazil kur flet per muziken ndalet mes raportit qe duhet te krijoje nje muzikant mes teknikes dhe pasionit. Teknika thote ai eshte vetem instrumenti....

"Teknika e pianos sherben vetem per te percjelle muziken, eshte vecse nje menyre, jo nje qellim. Kur ju zoteroni tekniken e pianos, ushtrojeni ashtu sic ben nje sportist profesionist. Punoni me duart dhe me trupin. Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte mendimi muzikor dhe emocioni. Pa te nuk mund te dhurosh muzike", rrëfen Gallet.

I vleresuar per guston e ekuilibruar dhe per interpretimin virtuoz Pascal Gallet ka perzgjedhur per publikun shqiptar pjese nga Bach, Chopin dhe Debussy.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›