E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e filmit shqiptar në Strugë

 

Nisi më 6 maj në qytetin e Strugës java e filmit shqiptar. Ceremonia e hapjes e ka mbushur plot sallën e qendrës së kulturës. Merrte pjesë kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe Drejtori i Arkivit Shqiptar të Filmit, Artan Minarolli. Në ditën e parë u shfaqën "Sinjali i dashurisë" dhe "Natë pa hënë". Gjatë ditës së djeshme u shfaqën "Gurët e shtëpisë sime" dhe "Gjoleka djali i Abazit" të dy filma të regjisorit Dhimitër Anagnosti i cili pritej të ishte i pranishëm bashkë me të shoqen, aktoren Roza Anagnosti. Në ditët e ardhshmejanë në program filmat "Në prag të jetës", "I dashur armik", "Një djalë dhe një vajzë", "Nata", "Nxënësit e klasës sime" dhe "Kolonel Bunker". Për shfaqjen e këtij të fundit do të jenë i pranishëm regjisori i filmit, Kujtim Çashku. Ndërkaq drejtori i i AQSHF dhe regjisori Artan Minarolli është shprehur se ndihet i mrekulluar nga kjo pritje që qytetarët shqiptarë në Strugë i kanë bërë që në ditën e parë filmit të prodhuar gjatë gjithë historisë së kinemasë sonë brenda kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›