E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pse rritet korrupsioni? Sepse korbi, korbit nuk ia nxjerr sytë...!"

 

Fjala e Ambasadorit Amerikan dhe ky sondazh i ri, thjesht na risjell në mendjet tona të lodhura që lufta kundër korrupsionit është thjesht një slogan pa vlerë, që shërben si baza ideologjike për të mbajtur në këmbë një qeveri që nuk ka qëllim të ndryshëm nga ajo paraardhësja: pasurim, pasurim personal të shpejtë dhe të sigurt.

Ngjarje si e Gërdecit konfirmuan edhe më shumë se kaq. Që këtë pasurim, të korruptuarit e politikës e kërkojnë dhe e arrijnë me çdo çmim, me çdo kusht. Nuk ndalen para asgjëje, as para vrasjes së fëmijëve, të grave... Edhe Tiranën vetë do ta kishin rrafshuar, po të mos ishte relievi kodrinor i zonës pranë Vorës.

E kotë të flasësh për Kryeministrin... Ai është një gënjeshtar ordiner që edhe për këtë sondazh, do të dalë e të thotë siç e ka zakon, që ky sondazhi nuk tregon korrupsion, por tregon të kundërtën: që qeveria e tij e halabakëve, është më e pakorruptuara në gjithë historinë e planetit Tokë, që prej kohës kur u zhdukën dinozaurët. Vaj medet, çfarë loloje që kemi në krye!

Një fjalë kisha me atë diplomatin e huaj që ka folur rreth sondazhit sot në "Shekulli Online": Zoti Ambasador i Amerikës: Është e kuptueshme që nuk mund ta luftojnë korrupsionin në Shqipëri, ata që janë vetë në majën e piramidës së korrupsionit. Siç thotë një fjalë e vjetër e vendit: Korbi, korbit nuk ia nxjerr sytë...!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›