Java e katert e Superliges fitojne Flamurtari e Skenderbeu zhgenjen Besa

Flamurtari ka mundur minimalisht 1-0 Bylis ne javen e katert te Superliges dhe kaq ka mjaftuar qe skuadra e drejtuar nga Gugash Magani te marre kryesimin e Superliges me 10-te pike. Nje gol i Julian Ahmataj ne minuten e 71-te te takimit i ka dhuruar suksesin formacionit vlonjate qe e sheh veten ne vendin e pare pas kater ndeshjeve te luajtura ne kete sezon te kampionatit elitar te futbollit shqiptar.
Ne vendin e dyte me 9-te pike eshte ngjitur Skenderbeu qe eshte kthyer te fitorja pas humbjes 3-1 nje jave me pare ne fushen e Shkumbinit. Korcaret e drejtuar nga Shkelqim Muca kane mundur 2-0 Vllaznine ne sfiden me te spikatur te kesaj jave. Sulmuesi kroat Jolic ka qene heroi i ketij takimi pasi ka vendosur firmen ne dy golat qe i dhane tri pike te rendesishme Skenderbeut.
Shume e ndryshme eshte paraqitja e Beses ne kete kampionat. Skuadra kavajase e cila vitin e shkuar ishte nje nga pretendentet per te fituar titullin kampion nuk ka mundur te shkoje me shume se barazimi 0-0 ne derbin kunder Teutes duke sfumuar nje tjeter mundesi per te regjistruar fitoren e pare. Kjo ecuri negative ne kete sezon i ka kushtuar vendin trajnerit Shpetim Duro i cili ka dhene doreheqjen nga pankina e Beses e cila ne kater jave ka grumbulluar vetem 2 pike.
Ne ndeshjet e tjera te javes se katert te Superliges Dinamo mundi te shtunen 1-0 Shkumbinin ndersa Laci fitoi me te njejtin rezultat ndaj Elbasanit. Kjo jave e kampionatit elitar te futbollit ne vend do te plotesohet me ndeshjen e sotme ku ne oren 1600 Tirana do te luaje ne transferte kunder Kastriotit.
Nertan Prifti