E Diel, 1 Nëntor 2026

mimi i madh i Spanjes ne Moto GP Stoner ne pole position

Casey Stoner do te miset i pari ne garen per cmimin e madh te Spanjes ne MotoGP pasi ka mundur rivalitetin e piloteve vendas Jorge Lorenzo dhe Dani Pedrosa per te marre pole-position ne cirkuitin Aragon. Piloti australian i Ducatit i cili ishte me i shpejti ne provat e lira arriti te ruante ritmin edhe ne ato zyrtare duke regjistruar kohen 1.48.942 per te siguruar vendin e pare ne nisjen e gares spanjolle.

Pas tij ne vendin e dyte do te niset kryesuesi i ketij Boterori ne Moto GP Jorge Lorenzo. Piloti spanjoll i Jamaha ishte vetem 309 me i ngadalte se Stoner dhe me i shpejte se patrioti i tij Pedroza. Spanjolli i Hondas gaboi ne xhiron e fundit duke shperdoruar nje mundesi te mire per te marre pole-position qe do ta afronte shume prane fitores se trete radhazi pas triumfit ne dy garatn parardhesi ne Cmimin e Madh te Indianapolis dhe ate te San Marinos.

Ne radhen e dyte do te nisen amerikanet Nicky Hayden d Ben Spies me francezin Randy de Puniet ne vendin e gjashte. Kampioni i botes bne fuqi Valentino Rossi i cili vazhdon te vuaje per shkak te demtimit ne shpatull do te niset ne radhen e trete te cirkuitit Aragones.

Kur kane mbetur dhe gjashte gara deri ne fund te ketij Boterori te Moto GP Jorge Lorenzo kryeson renditjen me 63 pike me shume se spanjolli tjeter Dani Pedroza.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›