Java e kulturës çame, Idrizi: Çështja jonë më e gjallë se kurrë
Asnjëherë më parë në Tiranë nuk ka pasur kaq Çamëri sa tani. Jo se idealet dhe të drejtat çame kanë munguar në kryeqytet, por këtë herë duket sikur të gjithë thërrasin "I love Çamëria".
Inisiativa e PDIU për javën çame ka sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme në bulevardin kryesor ku notat atdhetare lexohen qartë që nga sheshi “Nënë Tereza” e deri në sheshin Skënderbej.
Një start aktivitetesh që në fund të javës do të përmbyllen me marshimin në Qafë Botë aty ku mizoria greke nuk kurseu mijëra jetë të pafajshme.
Java çame do të sjellë aktivitete në të gjitha qendrat kryesore të vendit. E veçanta e këtij viti është që në Kllogjer të Sarandës, do të ngrihet një varrezë monumentale,e cila do të kujtojë të gjithë të rënët çam. Pasi në këtë zonë u ngrit kampi që priti çamët,dhe mendohet që aty të kenë vdekur rreth 3 mijë persona, shumica e tyre ende të paidentifikuar ende edhe sot.