Mandati i kryeprokurores, Alibeaj: Mbaron në vjeshtë

Ish ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj rrëzon çdo mundësi për interpretim nga gjykata kushtetuese të mandatit të prokurores së përgjithshme Ina Rama duke deklaruar si ai mbaron saktësisht 5 vite pas emërimit, pra në vjeshtën e këtij viti.
Deputeti demokrat argumenton këtë deklaratë më faktin se ndryshimet kushtetuese të 2008 për mandatin e prokurorit nuk kanë fuqi prapavepruese.
Duke iu referuar ndryshimeve të fundit në qeveri Alibeaj tha se vendimet për rifreskim të kabinetit i merr vetëm kryeminsitri, por u shpeh i sigurt se kjo qeveri do të sigurojë fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
Me emërimin e Flamur Nokës, ministër të brendshëm kryeminsitri Berisha mbylli kapitullin e ndryshimeve në qeveri pavarësisht kërkesës së deputetëve të shumicës për emra të rinj në kabinet.