E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e parë 2009, pritet të thellohet i ftohti

Java që po nisim në këtë vit të ri, sipas
sinoptikanëve, do të jetë e kthjellët, por
shumë e ftohtë. Temperaturat pritet të
bien nën zero gradë, në pjesën më të
madhe të vendit. Parashikuesit e motit
në qendrën Meteoalb konfirmojnë se
temperaturat minimale do të zbresin deri
në -10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale
do të ngjiten deri në 3 gradë Celsius.
Për vendet e ulëta, ata konfirmojnë
se temperaturat minimale do të zbresin
deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale
do të ngjiten deri në 10 gradë Celsius.
Në bregdet temperaturat minimale
do të zbresin deri në -1 gradë Celsius dhe
ato maksimale do të ngjiten deri në 11
gradë Celsius. Gjithashtu, duke iu referuar
të dhënave të Shërbimit Meteorologjik
Ushtarak temperaturat më të ulëta dhe
më të larta në qytetet kryesore parashikohen
si më poshtë: Tirana 2 dhe 7, Shkodër
-3 dhe 3, Durrës 1 dhe 7, Lezhë -2 dhe 2,
Kuçovë 0 dhe 6, Gjirokastër 0 dhe 3, Elbasan
2 dhe 7, Kukës -5 dhe 0, Peshkopi -
9 dhe -3, Korçë - 3 dhe 0, Vlorë 3 dhe 8,
Sarandë 2 dhe 8. I gjithë vendi ynë është
përfshirë javën e parë të vitit të ri 2009 nga
një mot i keq me reshje shiu dhe bore
kryesisht në vendet malore në veri dhe
verilindje të vendit, të shoqëruara dhe me
ulje të temperaturave. Sipas shërbimit
meteorologjik Meteoalb, kryesisht në
fundjavë, temperaturat e ajrit kanë zbritur
me 5 deri në 6 gradë më poshtë, si në
mëngjes edhe në mesditë. Të dielën paradite
vranësirat dhe reshjet e shiut kanë
përfshirë pjesën më të madhe të vendit,
ndërsa veriu dhe lindja është mbuluar me
reshje bore. Ndërsa pasditja ka sjellë
përmirësim të motit, që ka vazhduar
përgjatë gjithë natës, ndërsa pritet që
mëngjesin e sotëm qielli të kthjellohet
tërësisht. Era do të fryjë mesatare deri në
30 km/h me drejtim veriperëndimor
duke krijuar në det, dallgë deri në 1.5
metër. Meteorologët shprehen se vendi
ynë është ndikuar nga një qendër e presionit
të ulët atmosferik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›