Bora, pesë qarqet që janë "në hall"
Moti i keq ka ngritur në
këmbë gjithë strukturat
e shtetit dhe policisë për
t‘u ardhur në ndihmë njerëzve të
bllokuar. Por, nëpërmjet një njoftimi
për shtyp të shpërndarë dje në
mesditë, Ministria e Brendshme
informoi se të gjitha akset rrugore
nacionale janë të kalueshme.
Ndërsa policia u ka bërë apel të
gjithë drejtuesve të automjeteve
që gjatë lëvizjes së tyre në drejtim
të akseve rrugore ku paraqiten
probleme të përdorin zinxhirët.
Njoftimi për shtyp bën të ditur se
në të gjitha akset rrugore janë të
pranishme strukturat vendore të
policisë, të cilat po ushtrojnë kontrolle
të vazhdueshme për pajisjen
e automjeteve me zinxhirë, si dhe
për respektimin e normave të
shpejtësisë. Madje, shërbimet e
policisë, që janë të pranishme në
të gjitha akset problematike, kanë
paralajmëruar se do të bllokojnë
lëvizjen e automjeteve që nuk
kanë vendosur zinxhirë. Bazuar
në informacionet e grumbulluara
në vazhdimësi në Qendrën Kombëtare
Operacionale të
Emergjencave Civile, Ministria e
Brendshme ka paraqitur situatën
e krijuar gjatë 24 orëve të fundit
për shkak të reshjeve.
Qarku Kukës
Në këtë qark ka pasur reshje
intensive bore, të shoqëruara me
erë të fortë dhe me temperatura
të ulëta deri në -8 gradë Celsius në
qytetin e Kukësit. Për pasojë,
qarkullimi rrugor është mjaft i
vështirë. Trashësia e borës ka arritur
50-60 cm në qytetin e Kukësit.
Në aksin rrugor nacional Fushë
Arrëz-Qafë-Shllak-Kukës-Morinë
deri në 1 metër trashësi në zonat
e thella malore. Në orën 03:30, në
Qafë-Mali u rrëzuan dy ortekë të
mëdhenj dhe bllokuan rrugën për
gati për 5 orë. Për pasojë në Qafë-
Mali u bllokua dhe një autobus me
50 pasagjerë për gati 5 orë. Tani
rruga është e kalueshme me zinxhirë.
Në këtë aks po punojnë 4
borëpastruese, ndërsa akset nacionale
kryesore janë të kalueshme
me shumë vështirësi.
Rrugët e tjera nacionale janë të
kalueshme, por me mjaft vështirësi.
Aktualisht në rrethin e Kukësit
situata është mjaft e rënduar dhe
pothuajse të gjitha komunat janë
të bllokuara. Në rrethin e Tropojës
janë të bllokuara të gjitha rrugët
për në qendrat e komunave.
Trashësia e borës në qytetin e Bajram
Currit është 60 cm dhe vazhdon
të bjerë.
Qarku Shkodër
Në rrethin e Pukës vazhdon
bora me intensitet, me erë të fortë
dhe me ngrica. Aktualisht të gjitha
rrugët nacionale janë të kalueshme,
por me vështirësi dhe me
zinxhirë. Aksi Qafë Mali-Fierzë
dhe Fierzë-Bajram Curri e kalueshme
me zinxhirë. Në këtë rreth
vazhdon të bjerë borë me intensitet
e shoqëruar me erë të fortë.
Në rrethin e Pukës vazhdojnë të
jenë të bllokuara rrugët për në Komunën
e Iballës dhe të Qelzës. Në
qytetin e Pukës ka filluar qysh
mbrëmë dëbora intensive dhe situata
po rëndohet, megjithatë
rrugët janë të hapura dhe shtabi i
emergjencave është në gatishmëri
të plotë. Dy ditë më parë, një situatë
problematike është krijuar në
aksin Lezhë-Shkodër, pasi bora e
imët që binte e bëri asfaltin mjaft
të rrëshqitshëm dhe rrezikonte aksidentimin
e mjeteve. Me ndërhyrjen
që u bë me Drejtorinë Rajonale
të Rrugëve u mundësua
hedhja e kripës dhe e skorieve,
masë që lehtësoi qarkullimin dhe
shmangu rrezikun për aksidente.
Borë ka rënë edhe në qytetin e Shkodrës,
ku trashësia ka arritur në
15 cm. Në këtë rreth është e
bllokuar rruga Pog-Shalë. Në rrethin
e Malësisë së Madhe është e
bllokuar rruga Tamarë-Vermosh.
Gjatë pasdites së djeshme janë
bllokuar disa pasagjerë që shkonin
për në fshatin Mzi dhe Miliska
të Komunës Fierzë, të cilët me
ndihmën e forcave të policisë dhe
pasi rruga u hap në afërsi me fshatin
Iballë, të shoqëruar nga
policia, u strehuan në këtë fshat.
Në Malësinë e Madhe janë të
bllokuara komunat Kelmend,
Shalë dhe Shosh.
Qarku Dibër
Reshjet e borës edhe gjatë ditës
së djeshme dhe gjatë natës kanë
rënë me intensitet dhe erë shumë
të fortë. Për pasojë janë bllokuar
pothuajse të gjitha rrugët e komunave
në të gjithë qarkun. Situata
është rënduar shumë gjatë natës.
Trashësia e borës në Peshkopi dhe
në qytetin e Bulqizës ka arritur
deri në 60 cm. Rruga nacionale
Peshkopi-Shupenzë-Bulqizë-
Burrel raportohet e kalueshme me
shumë vështirësi, për vetë faktin
që temperaturat kanë zbritur deri
në -8 gradë Celsius dhe borë ka
rënë gjithë natën me erë të fortë.
Rruga Kukës-Peshkopi është e pakalueshme.
Me vështirësi kalohet
dhe Rruga e Arbrit, pasi këtu veç
vështirësive të krijuara nga moti,
rruga duke qenë në ndërtim ka
probleme si rrëshqitje dherash,
dhe kuptohet ka bllokime të
përkohshme. Dy ditë më parë, në
këtë aks rrugor vështirësitë e
qarkullimit janë shtuar edhe më
shumë, pasi firma sipërmarrëse
në këtë aks rrugor nuk ka punuar.
Dje në një takim emergjent që u
zhvillua nga shtabi i emergjencave
pranë prefektit, janë futur në punë
të gjitha mjetet e firmës nënkontraktore.
Dje në mëngjes në Komunën
Xibër, rrethi i Matit ka pasur
një emergjencë mjekësore. Një
grua ka pasur shqetësime shëndetësore
dhe nga fshati ka zbritur në
qendrën shëndetësore të komunës.
Pasi mori mjekimet e para, ajo
po trajtohet në këtë qendër sipas
terapisë së përcaktuar nga mjeku
kirurg i spitalit të Burrelit. Në rast
përkeqësimi, Drejtoria e Policisë e
Qarkut të Dibrës, ka dërguar një
mjet me kalueshmëri të lartë për
ta transportuar pacienten në spitalin
e Burrelit.
Qarku Elbasan
Dy ditë më parë, në orën 22:15
është njoftuar se 6 pasagjerë të nisur
për në Stërblevë, kishin mbetur
në rrugë. Është kontaktuar me Komisariatin
e Policisë në Librazhd, të
cilët pasi kontaktuan me Komandën
e Kufirit në Stërblevë dhe
me kryetarin e komunës u mundësua
kalimi i tyre deri në fshatin më
të afërt, ku kaluan natën e kaluar.
Qarku Korçë
Nga reshjet e borës janë krijuar
mjaft vështirësi në akset Korçë-
Ersekë, në Qafën e Qarrit, në aksin
rrugor Korçë-Pogradec-Qafë-
Thanë, pasi ka ngrica dhe nga efektivat
e policisë rrugore lejohen të
kalojnë vetëm mjetet me zinxhirë.
Po kjo situatë është dhe në rrugën
Përrenjas-Qafë-Thanë. Akset nacionale
në të gjithë qarkun janë të
kalueshme dhe komuna të
bllokuara nuk ka.
"Zonat e bllokuara, shteti nuk ekziston"
Partia Demokracia Sociale shprehu dje shqetësim për gjendjen e
rënduar në të cilën ndodhen shumë banorë të zonave malore, si
pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dëborës. Sekretari politik, Artur
Duçkallari, konstatoi se vështirësive ekonomike të zonave verilindore
dhe jugore të vendit po u shtohen këto ditë edhe pengesat në qarkullim
dhe izolimi i tyre, duke sjellë probleme të rënda në furnizimin me
ushqime dhe garantimin e shërbimeve mjekësore për të cilët kanë
nevojë këta banorë. PDS i kërkoi qeverisë të marrë masa konkrete
urgjente në terren, e të mos mjaftohet me ngritjen e shtabeve të
emergjencës dhe ndjekjen rutinë të situatës sipas skemave të vjetra
demagogjike, por të angazhojë edhe ushtrinë dhe forcat e rendit për
përballimin e kësaj situate emergjence. "Shteti sot nuk ekziston për
dhjetëra mijëra njerëz, duke i lënë ata në mëshirë të fatit, në dorë të
varfërisë ekstreme dhe në kthetrat e një moti të rënduar", u shpreh
Duçkallari. Teksa shtoi se qytetarët e zonave malore dhe jugore të Shqipërisë
nuk mund të kënaqen vetëm duke dëgjuar zëdhënësit qeveritarë,
të cilët garantojnë se Kryeministri po ndjek situatën.
Qeveria, e përgatitur për situatën në veri
Kryeministri Berisha urdhëron marrjen e masave të nevojshme për
zonat e bllokuara nga dëbora në veri të vendit. Kreu i qeverisë ka
kërkuar nga ministrat Bujar Nishani, Sokol Olldashi dhe Gazmend
Oketa që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të garantuar kalueshmërinë
në akset rrugore kombëtare të vendit për t‘u ofruar të gjithë
ndihmën e nevojshme komunave të bllokuara. Gjithashtu, Kryeministri
Berisha ka urdhëruar që njësi të pajisura të Forcave të Ndërhyrjes
së Shpejtë, Xhenios dhe Emergjencës Civile të vendosen në zonat e
bllokuara dhe në akset rrugore kombëtare për të garantuar kalueshmërinë
e tyre. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, situata në këto
zona në tërësi paraqitet nën kontroll. Sipas zëdhënëses së Kryeministrit,
Juela Meçani, shefi i qeverisë po ndjek në mënyrë të vazhdueshme
situatën e rënduar për shkak të motit të keq në zonat e veriut, verilindjes
dhe juglindjes së vendit. "Kryeministri Berisha përgëzon të
gjitha Forcat e Emergjencës Civile, njësitë e Xhenios, Forcat e Ndërhyrjes
së Shpejtë dhe autoritetet vendore, të cilat gjatë 24 orëve që
kaluan kanë bërë të pamundurën për të garantuar kalueshmërinë në
akset rrugore kryesore kombëtare, për të transportuar të sëmurët nga
komunat e bllokuara nga dëbora, si dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve
të mbetur në dëborë në orët e para pas mesnatës", citohet në
deklaratën për shtyp të Kryeministrisë.