E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e urologjisë, Shqipëria në krye të listës për nr. e fëmijëve të prekur

Fëmijet shqipetare jane me te prekurit nga guret ne veshka. Mjeku urolog, Flamur Tartari, tha se Shqipëria renditet në Europë ndër vendet e para për numrin e të sëmurëve me gurë në veshka, të cilat prekin edhe moshat e vogla.
 

Megjithese që prej dy vitesh në QSUT ka mbërritur aparatura moderne për eliminimin e gurëve në veshka, pacientet jane te paket. Qytetaret duhet te sensibilizohen me shume, por me e rendesishme është që mjeket te angazhohen me shume per pacientet, tha Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo, ne "javen e urologjise shqipetare ne kuader te asaj europiane”.

Femijet preken nga diarrete, qe sipas mjekeve urologe te QSUT-së temperaturat e larta dhe lageshtia ndihmojne ne favorizimin e krijimit te gurzave. Sipas nje studimi të Klinikës së Urologjisë në QSUT, i kryer tek 3800 pacientë gjatë një periudhe 10-vjeçare, u vu re se 11 përqind e fëmijëve me diarre pas 6 muajsh, iu krijoheshin gurë në veshka.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›