E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia, e gatshme të ndihmojë integrimin e Kosovës

Kroacia ka rikonfirmuar sot mbështetjen për Kosovën, përmes zëvendëskryeministrit të saj, Neven Mimica, i cili po qëndron në Prishtinë.

Në takim me homologun e tij kosovar, Hajredin Kuçi, Mimica ka përshëndetur përfundimin ndërkombëtar të pavarësisë së mbikëqyrur dhe “suksesin që Kosova ka arritur në ndërtimin e institucioneve të reja”.

Zyrtari kroat ka thënë se Kroacia, si anëtare e BE-së, është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, në marrëveshjen për stabilizim asocim, si dhe t`i përcjellë përvojat në sundimin e ligjit dhe të gjitha format e tjera të ndihmës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›