Mitrovicë, policia konfiskon barna të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë policinë e Kosovës e cila deklaron se malli i kontrabanduar është gjetur në një makinë në rrugën rurale Suhadoll i Poshtëm, në Mitrovicë.
Sipas policisë, janë gjetur 97 paketime me nga 10 lloje barnash të ndryshme ndërsa janë ndaluar edhe dy transportuesit, dy shtetas serbë.
“Në momentin e ndalimit të automjetit transportues, shoferi 45-vjeçar dhe pasagjeri i tij, që të dytë të përkatësisë etnike serbe, nuk kanë rezistuar, ndërsa kanë bashkëpunuar me policinë”, thuhet në komunikatën e policisë.