'Java europiane', Kokosis seminar me studentët korçarë
KORÇË- Sot në universitetin "Fan Noli', në kuadër të javës europiane për Shqipërinë është zhvilluar nga delegacioni i Komisionit Europian me ministrinë e Integrimit,një seminar me temë "Politika e kohezionit dhe sfidat e së ardhmes". Gjatë këtij seminari kanë qenë të pranishëm edhe Konstandinos Kokosis, ambasadori grek në Shqipëri dhe deputeti Aldo Bumçi. Ata kanë referuar në lidhje me mundësitë, domosdoshmërinë dhe rrugët për intëgrimin e Shqipërisë në BashkiminEuropian. "Jemi këtu mes brezit të ri,- ka theksuar Kokosis, i cili do të dijë të menaxhojë problemet e të sotmes dhe t'i paraprijë integrimit në familjen europiane. Sepse roli dhe pozita e Shqipërisë kërkon që ky vend të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike".
Nga ana e studentëve janë bërë pyetje në lidhje me atë se sa është aktualisht e përgatitur Shqipëria për t'u integruar në BE.