E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfuqizohet ligji i gjobave, por ngelet detyrimi tatimor

 

Shtatë shoqatat e biznesit kanë kundërshtuar vendimin për parapagimin 100 përqind të detyrimit tatimor. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë ligjin e gjobave vetëm masën që e detyron biznesin të parapaguajë 15 përqind të gjobës, pa pasur të drejtë ankimimi në gjykatë. Por ka lënë në fuqi parapagimin 100 përqind të detyrimit tatimor, pika më e rëndësishme e kundërshtuar nga i gjithë komuniteti i biznesit. Ligji i jep kompetenca tatimeve që në rast se dyshojnë për evazion të përcaktojnë me metoda alternative detyrimin që duhet të paguajë biznesi. Por sipërmarrësit e kundërshtojnë këtë me argumentin se detyrimi i përcaktuar është subjektiv dhe nuk mund të parapaguhet për sa kohë nuk është vërtetuar nga gjykata. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar që jo vetëm detyrimi të paguhet me garanci por të zgjerohet edhe në natyrë. Por, jo vetëm biznesi edhe organizmat financiare ndërkombëtare janë shprehur kundër vendimit për parapagimin e gjobave dhe detyrimeve. Misioni i fundit i FMN-së, i cili ndodhet në Tiranë, mbështeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka kërkuar nga qeveria të riformulojë ligjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›