Droga e Përmetit, do hetohet nga Prokuroria
Droga e sekuestruar dje në stacionin kufitar të Përmetit, 14 kg drogë, në vendin e quajtur "Tre Urat", i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ky institucion do të hetojë ngjarjen, hetimet për këtë ngjarje kanë nisur sot. Ndërkohë burime të Prokurorisë bëjnë të ditur se është marrë në pyetje i arrestuari Ardian Rexhepaj, i cili mësohet se nuk ka preferuar të japë asnjë shpjegim për trafikun e lëndëve narkotike. 33-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent penal më parë, siç konfirmohet nga policia. Ndërsa aktualisht Rexhepaj, ndodhet në dhomat e paraburgimit të burgut 313.