E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-ja përjashton çfarëdo mundësie të ndarjes së Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Në një intervistë për mediat kosovare, shefi i NATO-s ka theksuar se se të gjithë duhet të kuptojnë se kurrsesi nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
 

Ai gjithashtu është zotohet se Aleanca përmes misionit të KFOR-it në Kosovë do të bëjë çmos për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë.
Duke folur për veriun, sekretari i përgjithshëm i NATO-s angazhohet për një zgjidhje politike, përmes dialogut. Ai përsërit vërejtjet e tij se EULEX-i nuk ka kapacitete të duhura për të kryer të gjitha detyrat dhe thotë se për këtë NATO-ja dhe BE-ja flasin haptas mes vete.
 

Shefi i NATO-s ka vlerësuar gjithashtu lart kontributin e NATO-s në Kosovë në këto 13 vjet, që kur ka nisur misioni i KFOR-it. Rasmussen ka folur edhe për planet për shkurtime të reja në praninë e NATO-s në Kosovë, duke thënë se realizimi i këtyre planeve është shtyrë deri në një kohë tjetër për shkak të incidenteve në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›