E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Lushnje, gjendet e mbytur 2-vjeçarja

Policia e Lushnjes ka gjetur trupin e pajetë të vajzës 2-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur pas aksidentit me dy prindërit e saj. Sipas policisë, vajza e vogël me inicialet D.A. u gjet e mbytur në kanalin vaditës ku ishte përmbysur automjeti.
 

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, 200 metër larg rotondos në hyrje të komunës Kolonjë ku në automjetin në të cilin udhëtonin 4 persona, ku mes tyre edhe vajza e vogël doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Në makinë udhëtonin drejtuesi i mjetit Mikael Dhano 50 vjeç, babai i fëmijës, Besnik Alla 25 vjec dhe mamaja e vajzës Arenalda Asllani 22 vjeçe. Të tre personat të cilët ndodheshin në automjet kanë qenë në gjendje tepër të dehur.

Sipas policisë së Lushnjes, mjeti tip audi ka dalë jashtë rruge, për shkak të humbjes së kontrollit të drejtuesit të tij Mikael Dhano duke përfunduar pjesërisht në kanalin vaditës. Si pasojë e këtij aksidenti 22 vjeçarja ka marrë plagë të lehta dhe po kurohet në spitalin e Lushnjes, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›