Java më e mirë e jetës

29 vjeçari ka kaluar një periudhë të vështirë për të depërtuar si titullar pasi u gjend në konkurrencë me Mirko Vucinicin, Sebastian Giovincon dhe Alessandro Matrin. Por, ai ka filluar të shfaq shenja të formës së tij më të mirë. Ish sulmuesi i Napolit, cili iu bashkua Juventusit më 2010, shënoi vetëm katër gola në sezonin e kaluar dhe spekulohej me largim nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, ai ka shënuar tre gola në dy duelet e fundit dhe u duartrokit pas daljes nga loja kundër Chievos. Ai është shprehur i lumtur me formën e shfaqur së fundmi dhe është i lumtur që udhëhoqi Bianconerët drejt rezultateve të rëndësishme.
“Kjo ka qenë java më e mire në jetën time”, deklaroi Quagliarella për Sky Sport Italia. “Desha të tregoj se jam gati dhe mendoj se e bëra këtë. Më pëlqyen duartrokitjet nga tifozët dhe i falënderoj ata. Kjo do të thotë se kreva punën time”, përfundoi ai.