E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 17 vjecarit dorezohet ne polici Sulejman Morina

Sulejman Morina është vënë në pranga nga policia e Tiranës si autori i vrasjes së fatorinos 17 vjeçar Julian Cuni. Mësohet se Sulejmani është vetëdorëzuar në polici ndërsa kjo e fundit ka lënë në gjendje të lirë Hasan Morinën i cili ishte arrestuar më parë. Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim Klodian dhe Behar Morinën si bashkëpunëtor të vrasjes së fatorinës.  Burime pranë policisë kanë bërë me dije se Sulejman, Hasan, Behar dhe Klodian Morina dyshohet se janë autorët e plagosjes me pasojë vdekjen të Julian Cunit. Ngjarja ndodhi një javë më parë në afërsi të Laprakës për shkak të pagesës së biletës së fugonit ku 17 vjeccari punonte si fatorino. 4 të dyshuarit kanë hipur në afërsi të stacionit të Trenit për në banesën e tyre në Shënavlash ndërsa në sheshin Rilindja, kanë dashur të zbresin për të blerë flamuj, kjo ka qenë pikënisja e debatit pasi 17-vjeçari u ka kërkuar 150 lekët e biletës. Të katër, Sulejman, Hasan, Behar dhe Klodian Morina janë përleshur me fatorinon, ku për pasojë ka humbur jetën i goditur me thikë Julian Cuni. Prejd isa ditësh policia e tiranës ishte vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes ndërsa vetëm një javë më pas është dorëzuar Suljemani ndërsa janë akoma në kërkim Koldian e Behar morina. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›