E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javë e mirë e shitjeve

Vepra ‘Sleeping Girl’ (Vajza e fjetur), e vitit 1964, e artistit Roy Lichtenstein është shitur në ankandin e Sotheby’s në New York për rreth 45 milionë dollarë, gjatë shitjes së artit bashkëkohor dhe të pasluftës.

Në të njëjtin ankand u shit edhe ‘Elvisi i dyfishtë’ i Andy Warhol, një imazh i Elvis Presley si kauboj, e cila arriti të shitet për 37 milionë dollarë.

Vepra, njëra prej 22 punimeve të Warhol-it që i dedikohen këngëtarit të famshëm, ishte pritur të shitej për më shumë se 50 milionë dollarë.

Shitja u bë një ditë pas një ankandi tjetër në New York, ku u shit piktura e vitit 1961 e piktorit Mark Rothko, duke arritur një rekord për një vepër bashkëkohore të shitur në ankand.

Një vepër e artistit Francis Bacon e vitit 1976 shkoi gjithashtu nën çekiç, duke arritur shumën pothuajse sa ajo e Roy Lichtenstein.

Tate Britain shpalli këtë javë se do të hapë një ekspozitë retrospektive me veprat e Lichtenstein-it në pranverë të vitit 2013.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›