Javë e ngjeshur pune për kreun e shtetit
01/09/2010 Presidenti dekrete për Gjykatën Kushtetuese, të Lartë dhe datën e zgjedhjeve
Java e ardhshme për Presidentin e Republikës, Bamir Topi, pritet të jetë shumë e ngjeshur, pasi ai shpall dekretin për datën e zgjedhjeve të ardhshme për pushtetin vendor, si dhe dekretet për kandidaturat e reja për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të të zgjedhurve aktualë, është afati që i njihet Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore. Po ky ligj përcakton se përfundim i mandatit të krerëve aktualë vendorë është pikërisht e njëjta datë e vitit të katërt pas datës së shpalljes zyrtare të rezultatit në rang kombëtar. Në këtë mënyrë, meqenëse rezultati u shpall me vendim të KQZ-së më 8 qershor të vitit 2007, po kjo datë e vitit 2011 shënon përfundimin e mandatit të të zgjedhurve vendorë. Sipas këtij përcaktimi ligjor, kreu i shtetit ka kohë deri më 8 shtator për të dekretuar datën e zgjedhjeve, e cila mendohet të jetë e diela e parë ose e 8 majit 2011. Zgjedhjet për qeverisjen vendore zhvillohen në njërën nga dy të dielat e fundit të periudhës zgjedhore 15 mars-30 qershor dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë. Përcaktimi i datës së zgjedhjeve do të bëhet në një moment kur klasa politike shqiptare ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët mbi të ashtuquajturën transparencë e zgjedhjeve politike të 2009-ës.
Një tjetër angazhim shumë i rëndësishëm i Presidentit Topi lidhet me propozimet e tij për anëtarët e rinj të dy gjykatave më të rëndësishme në vend. Ai do t’i përcjellë Kuvendit kandidaturat e reja, pas rrëzimit që iu bënë atyre të mëparshme në Kuvend. Ende nuk janë bërë të ditur emrat që Presidenti do t’i kalojë për votimit Kuvendit, por në fund të sesionit të fundit mes mazhorancës dhe Presidentit u vu re një përplasje, lidhur pikërisht me kandidaturat e propozuara nga ky i fundit. Pritet që dekretimi i emrave nga Presidenti i Republikës, të nxisë edhe njëherë përplasjet mes mazhorancës dhe kreut të shtetit nëse ky i fundit nuk ka përzgjedhur emra të cilët vlerësohen si të pranueshëm për shumicën parlamentare.
KQZ-ja në pritje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të dekretit të Presidentit të Republikës, përmes të cilit do të caktohet se kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme lokale, për t’u vënë në lëvizje për organizimin e zgjedhjeve. Por, ky do të jetë një moment delikat, pasi pritet të nisë debati mbi djegien e fletëve të votimit, që gjenden në kutitë që do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme. Aktualisht anëtarët e KQZ-së, ashtu si partitë politike ndajnë mendime të ndryshme lidhur me kohën e djegies së fletëve të votimit. Ndërkohë në Kodin Zgjedhor, në nenin 178, pika 6, thuhet se “me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit të papërdorura dhe pas përfundimit të afatit për ankimet, sipas këtij Kodi, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së”.
Takimi me ambasadorin Bosh
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka pritur në një takim të veçantë kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Robert Bosh, i cili përfundoi mandatin e tij në vendin tonë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Presidencës, kreu i shtetit shqiptar pasi e falënderoi ambasadorin Bosh për kontributin e tij të rëndësishëm personal e institucional, vlerësoi si shumë të frytshëm dhe të vlefshëm rolin dhe ndihmesën e pranisë së OSBE-së në Shqipëri, për konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe mbrojtjen e respektimin e të drejtave të njeriut. Gjatë këtij takimi të fundit me statusin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bosh ka shprehur vlerësimin për rolin e rëndësishëm të Presidentit Topi, si garant i Kushtetutës dhe ligjeve, duke e siguruar kreun e shtetit se do të mbetet gjithmonë një mik i Shqipërisë. Po ashtu, Bosh siguroi vazhdimësinë e ofrimit nga OSBE-ja të përvojës dhe ndihmesës së saj në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe institucioneve shqiptare.
Takimi me Turkoz-Koslet
Kreu i shtetit shqiptare ka takuar Koordinatoren e Përhershme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara (Përfaqësuesen e PNUD-it) në Tiranë, Gylden Turkoz-Koslet, e cila është në prag të përfundimit të mandatit të saj në vendin tonë. Presidenti Topi ka shprehur falënderimet për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të PNUD-it në promovimin dhe realizimin e shumë projekteve në Shqipëri. Topi ka vlerësuar rolin pozitiv dhe kontributin e Turkoz-Koslet në rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit mes PNUD-it dhe institucioneve shqiptare në fusha të ndryshme ku mund të veçohen demokratizimi i qeverisjes, lufta kundër korrupsionit dhe varfërisë, rritja e parametrave socialo-ekonomikë, etj. Nga ana e saj, Gylden Turkoz-Koslet ka vlerësuar arritjet e vendit tonë, si dhe bashkëpunimin e frytshëm me PNUD-in nëpërmjet projekteve konkrete të suksesshme të realizuara. Ajo i garantoi Presidentit Topi se lidhja dhe përkujdesja e saj për Shqipërinë do të vazhdojë edhe në postin e ri në OKB, në Nju Jork.