E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javën e dasmës, prindërit u thonë se janë motër e vëlla

E përditshmja britanike Daily Mail, publikoi sot një ngjarje sa tragjike aq dhe unike në llojin e saj. Një çift i fejuar prej 5- vitesh, kanë kaluar në traumë pasi prindërit e tyre u takuan dhe zbuluan se janë motër dhe vëlla.

Vajza e re e cila do të lind një fëmijë muajin tjerë, ka mbetur e shokuar nga lajmi që babai i fëmijës së saj është vëllai i saj. Çifti është njohur gjatë studimeve universitare dhe pas 5 vitesh fejesë vendosën të martoheshin, pak ditë para martesës prindërit e tyre janë takuar dhe gjatë këtij takimi është zbuluar gjithçka.

Identiteti i çiftit nga Afrika e Jugut, është mbajtur i fshehur. Prindërit e tyre janë divorcuar kur djali dhe vajza ishin ende foshnje. Ata kanë ndarë fëmijët dhe nuk janë takuar më asnjë herë, deri në momentin e ftesës për dasmë.

Daily Mail, raporton se pas ngjarjes gazetat lokale shkruan se në momentin e ndarjes së prindërve vajza ishte 9- muajshe ndërsa djali 2 vjeç. Babai i çiftit deklaroi se ishte ndarë nga e shoqja në vitin 1983 pasi ajo e tradhtonte. Marrëveshja e ndarjes ishte bërë e tillë, që burri do të rriste djalin ndërsa gruaja vajzën.

Ndërkohë që të dy prindërit nuk u kishin thënë fëmijëve që kishin motër apo vëlla. Prindërit e tyre nuk janë takuar asnjëherë gjatë 5 viteve të fejesës vetëm një javë më parë ata janë ftuar për të diskutuar rreth dasmës, që duhej të zhvillohej të dielën e kaluar.

Në Afrikë është traditë që familja e dhëndrit të paguaj një prikë për familjen e nuses. Nisur nga tradita të dyja familjet lanë një takim për të bërë marrëveshjen rreth pagesës. Gjithçka u shkatërruar kur prindërit e tyre u takun ballë për ballë.

Vajza tha për gazetën lokale Sowetan se mbeti e shkatërruar nga zbulimi. E jona ishte dashuri me shikim të parë. Studionim bashkë dhe kur e takova për herë të parë krijuam një lidhje të menjëhershme. Gjithçka që donim ishte të krijonim një familje të lumtur me shumë fëmijë, është shprehur vajza duke shtuar se tashmë gjithçka është shkatërruar dhe sipas saj problemi më i madh është shpjegimi që do t`i japin fëmijës së tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›