PD deklaratë për kongresin e PS, reagon Rama

Selia e Partisë Demokratike
Partia Demokratike prej vitit 2005 është në pushtet dhe pavarësisht kësaj jo radhëherë ka dhënë instruksione për Partinë Socialiste, se si ajo duhet të bëjë opozitë. Pak kohë më parë kur kreu i PS-së Edi Rama i bëri sfidë publike për debat kreut të PD-së Sali Berisha, ky i fundit tha se nuk dëshironte që të ndikonte në kongresin e socialistëve ndaj nuk pranonte debat publik. Tani që jemi pak orë para mbajtjes së kongresit, PD me anë të zëdhënëses së saj kanë zbardhur atë që pritet të ndodh nesër në konresin e socialistëve.
Ne nuk duhet të befasohemi nga pesha dhe rrethanat nën të cilat po mbahet ky kongres por qytetarët nuk duhet të mashtrohen. Ky kongres do të kërkojë të heqë vëmendjen nga historia e dështuar e z. Rama dhe humbja e tij në 8 Maj ku ai mori 141,000 vota më pak se shumica, tha zëdhënësja e PD-së.

Reagimi i Ramës për deklaratën e PD-së
Në deklaratën e PD-së jepen edhe vlerësime për kreun e opozitës edhe pse Demokratëve do tu pëlqente shumë që lideri i opozitës të ishte i dobët.
Ajo që do të dëgjojmë nesër nga z. Rama, kryetari i cili udhëheq me aftësi të rrallë PS-në nga dështimi në dështim, është paraqitja para delegatëve, të zgjedhur prej tij me gisht, e programit të humbjes së ardhshme të PS-së, tha zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.
Pak minuta pas deklaratës ka reaguar kreu i Partisë Socialiste Edi Rama. Ai u tha se deklarata i kujton një shprehje nga filmit shqiptar Pylli i Lirisë.
A s’ju kujton kjo deklarata nga selia e PD sot për kongresin tonë atë shprehjen: Për ku kështu moj e Kozmait?, reagoi Rama në Twitter.