E Diel, 1 Nëntor 2026

Javën tjetër nisKuvendi, salla menjë imazh të ri

TIRANë- Punimet e sesionit të tretë të Kuvendit javën e ardhshme do të nisin me mjedise të reja në sallën e seancës plenare, e rikonstruktuar, që pritet t'i japin një imazh të ri parlamentit shqiptar.

Sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi, pas mbylljes së sesionit parlamentar në korrik, salla e seancave plenare është shndërruar në një kantier ndërtimi për rikonstruksionin e saj, një ndërhyrje që mungonte prej 60 vjetësh. Në më pak se një muaj po punohet për rikonstruksionin e saj, me qëllim përfundimin para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Deri tani janë kryer qindra metër kub gërmime e suvatime në mjediset e sallës, ku shpeshherë janë hasur edhe vështirësi të mëdha dhe pengesa të papritura gjatë punimeve.
Punimet po vijojnë edhe në tunelet poshtë sallës së seancave. Krahas punës për rikonstruksionin e sallës janë kryer edhe shumë punime të tjera për krijimin e mjediseve të ndryshme brenda godinës për gazetarët, deputetët e të ftuarit.

Rikonstruksioni ka përfshirë edhe zyrat, korridoret e sallat, ndërsa nuk janë lënë as të gjitha lozhat e gazetarëve, si dhe mjedise të reja që i shërbejnë punës së deputetëve.

Burimet zyratre nga Kuvendi bëjnë me dije se tavani i vjetër prej 450 m2 është shembur për t’u zëvendësuar me një të ri, i cili do të ketë një ndriçim të ftohtë, nga më cilësorët, një risi jo vetëm për cilësinë, por edhe për faktin se do të kursejë 40% të energjisë që harxhohej më parë. Gjithashtu, po zëvendësohet dyshemeja e vjetër, e cila po zëvendesohet me të re, ndërsa po bëhet një rikonceptim i ri i internetit të sallës.

I gjithë sistemi elektronik po riinstalohet dhe rikonfigurohet nga e para, ndërsa sistemi elektrik i amortizuar po zëvendësohet me një sistem bashkëkohor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›