E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jay Z dhe Kanye West triumfojnë në nominime

Jay-Z and Kanye West festuan në koncertin e nominimeve për Grammy Awards. Ata janë të nominuar në 6 kategori.

Të nominuarit e edicionit të 55 të Grammy award janë bërë të ditur mbrëmë në Nashville derisa nikoqirë ishin LL Cool J dhe Taylor Swift të cilët ndihmoheshin nga Mumford&Sons, The Black Keys, Fun, Franc Ocean të gjithë këta të nominuar në 6 kategori.

Nominimet e tyre, Kanye West dhe Jay Z po i ndajnë së bashku pas suksesit të tyre të përbashkët me bashkëpunimin në “Watch the Throne”.

Jay Z gjithashtu ka marrë mirënjohje edhe për bashkëpunimet e tij me Rihanna, në këngët I Do dhe Talk that Talk, derisa Kanye është gjithashtu i nominuar edhe për këngën “Mercy”.

Rihanna ka fituar tre nominime për këngët “Talk that Talk”, “We found love” dhe “Where have you been” për bashkëpunimin më të mirë në Best Rap/Sung, këngën më të mirë me klip dhe performancën më të mirë solo në zhanrin Pop.

Të tjerë të nominuar janë Taylor Swift, Chris Brown, Kelly Clarkson, etj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›