E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njihuni me “klonin” e Britney Spears

Michaela Weeks, do të mundte pa problem t'a zëvendësonte këngëtaren, Britney Spears sa herë që kjo e fundit do të përtonte të paraqitej në publik pasi që, ajo ngjanë jashtëzakonsht shumë me Britney-n. 

Michalea, një ish kamariere angleze, ka arritur të fitojë një pasuri të vërtetë, plotë 300 mijë stërlina, vetëm se i ngjan këngëtares së famshme.

Gjithë këtë pasuri ajo e ka grumbulluar vetëm duke shëtitur nëpër botë, në hotele luksoze, si një divë e vërtetë. Edhe vet Michaela e di qe kjo ngjashmëri i ka ndihmuar shumë asaj dhe ajo ndihet vërtetë me fat për këtë gjë./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›