E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jay-Z i dhuron Rihannës një “Porche” për Krishtlindje

Themeluesi i kompanisë diskografike, "Roc Nation" i ka dhënë këngëtares makinën prej 160.700$, duke ndezur xhelozinë e yllit tjetër që ka në patronazh

Krishtlindjet kanë ardhur herët për Rihannan. Teksa ende duhet të kapërdijë ndarjen e re me Chris Brown, këngëtarja jo vetëm po kalon pushime të nxehta në Barbados, por gjithashtu ka marrë edhe një dhuratë të majme nga kompania e saj diskografike, "Roc Nation", që është në pronësi të Jay-Z. Bëhet fjalë për një "Porsche 911 Turbo S".

Sa mund të jetë çmimi i një "bishe" të tillë? Vërtitet tek 160.700 dollarë.

Pikërisht, vetë ylli ka postuar foton e makinës së saj të argjendtë në Instigram, teksa e ka shoqëruar me komentin: "Faleminderit vëllezërit e mi të "Roc"! Ju dua të gjithëve! Jeni të çmendur që më bëtë një dhuratë të tillë...".

Qarkullojnë fjalë se themeluesi i kompanisë së regjistrimit Jay-Z ia bëri këtë dhuratë, si një lloj ngushëllimi për rindarjen e saj me Chris Brown.

Mirëpo duket se një dhuratë e tillë ka ndezur edhe "xhelozinë" e Rita Orës, yll tjetër i muzikës që është nën patronazhin e Jay-Z, i cili tani duhet të mendojë t'i bëjë dhuratë edhe këngëtares me origjinë kosovare.

Përndryshe, kushedi se ç'do të ndodhë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›