Festivali i 51-të i Këngës në RTSH, përzgjidhen 9 finalistët e Natës së Parë

Mbrëmjen e 20 Dhjetorit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë janë prezantuar 13 këngët e Natës së Parë të Fesivalit të Këngës në RTSH.
Janë këto 9 këngët që Juria ka përzgjedhur për të vazhduar konkurimin në finalen e madhe të 22 Dhjetorit :
1. "Ku je?" Selami Kolonja
2. "Dëshirë" Rosela Gjylbegu
3. "S'jemi më atje" Kejsi Tola
4. "S'jam perfekt" Vesa Luma
5. "Jam Ti!" Dr.Flori & Fabi
6. "Këtu fillon parajsa" Merland Kademi
7. "Ti..." Rezarta Smaja
8. "I çmendur pas teje" Ardian Bujupi
9. "Arti i një fundi" Xhejn & Enxhi Kumrija
Ky edicion, ashtu siç ishte premtuar nga organizatorët, erdhi i gjithi “Live”, ndërkohë që dy prezantuesit Enkel Demi dhe Floriana Garo, i dhanë një tjetër frymë këtij edicioni. Përveç jehonës që iu bë Festivalit të 11-të, i ftuar special i kësaj mbrëmjeje, ishte grupi muzikor nga Hungaria, Compact Disco, që përfaqësoi këtë vit Hungarinë në Eurosong.
Festivali i Këngës në RTSH ka firmën e drejtorit Petrit Beci, regjisorëve Agron Vulaj e Astrit Idrizi nga RTV21; skenaristëve Edi Oga e Engjëll Ndocaj; drejtorit artistik Shpëtim Saraçi, skenografit Adnand Kastrati, drejtorëve të fotografisë Franko Ferrari e Leonard Qendro.
Ndërkaq, sonte në mbrëmje shikuesit do ta kenë mundësi të shohin Natën e Dytë Gjysëmfinale. Në skenë do të ngjiten emra tjerë të njohur të muzikës shqiptare, në mesin e tyre: Anjeza Shahini, Flaka Krelani,Bojken Lako, Marsela Cibukaj etj…/Indeksonline/