Je si Obama! Emri presidentit amerikan hyn në zhargonin e të rinjve
"Je si Obama". Përkthimi: "Je i paparë fare, ose në anglisht, 'you're cool'. Emri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është shumë në modë dhe tashmë ka hyrë në fjalorin e përditshëm amerikan. Fjalori, që stilohet çdo katër vjet nga Universiteti i Uclas, regjistron të gjitha të rejat linguistike apo gjuhësore, veçanërisht ato që futen në përdorim nga të rinjtë amerikanë. Pas shprehjes stereotipe "Yes, we can", Obama po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një President inovator. I redaktuar nga profesoresha e lingusitikës Pamela Munro, fjalori "Ucla Slang", apo thënë ndryshe fjalori i rrugës, mbledh shprehje të të rinjve të cilat janë në modë dhe furnizon një përcaktim të qartë të çdo termi, me shembuj, në mënyrë që të evitohet përdorimi i gabuar i fjalëve.
"Studentët mësojnë shumë për gramatikën dhe për linguistikën nëpërmjet zhargonit të përditshëm", shpjegon profesoreshë Munro. Fjalori që përbëhet nga 160 faqe, përfshin shprehje që fliten dhe shënime etimologjike për origjinën e fjalëve të reja. Në edicionin e vitit 2009, përveç Obamës, përfshihen fjalët "schwwa" që tregon shprehjen habitore "wow", "bromance", që tregon një marrëdhënie platonike; dhe siglën "I.D.K", për të treguar shprehjen "Nuk e di", ose thënë në anglisht "I don't know".