E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vera, mbyllin dyert institucionet kulturore

Që nga fundi i muajit korrik institucionet kulturore kanë mbyllur dyert, për të vazhduar në muajt shtator dhe tetor. Institucione si Teatri i Operas dhe i Baletit, Teatri Kombëtar, Akademia e Arteve e të tjerë, janë tashmë të mbyllur dhe nëpër sportele qëndrojnë vetëm rojet e godinës, apo edhe ndonjë sekretare që mund ta gjesh rrallë aty. Edhe reklamat që shërbejnë për të promovuar ose reklamuar një shfaqe, tanimë janë bosh. E ndërsa, ky vakum që po i ndodh artit shqiptar në këto momente nuk i shërben aspak emigrantëve shqiptar që vinë në këtë periudhë verë nga shtetet ku ata kanë emigruar. Përpos pushimeve që ato kanë zgjedhur që t'i kalojnë në Shqipëri, ata kanë treguar një interesim shumë të madh për librin e autorëve shqiptar, gjithashtu për shfaqet e Teatrit Kombëtar, apo Operat të vëna nga Teatri i Operas dhe i Baletit. Të ndodhur përballë kësaj situate një pjesë e interesuar për artin kanë zgjedhur t'i kushtojnë një rëndësi më të madhe plazheve. Padyshim edhe muajt më të vrullshëm ku pritet që të vazhdojë edhe puna për shfaqet e reja që do të vihen, do të jenë shtatori dhe tetori.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›