E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Familja Berisha, familje hajdutësh

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një konference për shtyp ka sulmuar familjen e kryeministrit Berisha duke e quajtur familje hajdutësh. Sipas tij, familja Berisha jeton në një apartament supeluksoz dhe i biri është sekseri më i suksesshëm. Sipas Ballës, ajo që e karakterizon familjen e kryeministrit, është fakti që superpasuritë janë të regjistruara në emër të fëmijëve dhe bashkëshorteve."Kështu kryeministri ka për bir ndërmjetësuesin, apo siç thuhet në gjuhën e përditshme, sekserin më të pasur në Shqipëri. Ky ka deklaruar se shumat e mëdha që ka në llogaritë e tij i ka fituar falë ndërmjetësimeve. Në vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thotë se ka fituar 82.882 euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›