Daçiqi nuk do polemikë me kreun e Kishës

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se nuk dëshiron publikisht të polemizojë me apelin e Kishës ortodokse serbe (KOS), sepse udhëheqja shtetërore nuk do t’i tradhtojë interesat nacionale a shtetërore, e as Kosovën, dhe paralajmëroi e nesër do të mbahet një takim i kreut shtetëror me patrikun Irinej. Daçiqi në konferencë me gazetarë deklaoi se kurrë nuk e ka sulmuar KOS, por theksoi se pushteti duhet të kujdeset për vendin, duke respektuar traditën dhe popullin e Kishën serbe.
“Letra nuk ka ardhur nga Peja, por nga Beogradi, gjë që flet për atë se patriku serb që në vitin 1690 e ka braktisur Kosovën”, theksoi Daçiq./Indeksonline/