Jelko Kacin: Shqipëria në BE më 2012? Do të ishte mrekulli
BRUKSEL- Zv. kryetari i grupit për Europën Juglindore, në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka deklaruar për median shqiptare se Brukseli është i gatshëm t'i ofrojë Shqipërisë një mundësi për të kompensuar kohën e humbur. Por, kjo sipas tij mund të arrihet vetëm nëse klasa politike në Shqipëri ofron rezultate konkrete të bashkëpunimit për reformat evropiane. "Përplasjet midis dy blloqeve kryesore politike në Shqipëri që e morën peng vendin për dy vjet, ishin kundra produktive dhe nuk e ndihmuan aspak Shqipërinë. Liderët politikë duhet të kuptojnë, se përplasjet individuale dhe personale nuk e forcojnë kredibilitetin e tyre dhe dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë. Kur flasim për Shqipërinë, bëhet fjalë së pari për qytetarët e Shqipërisë, ndaj nevojitet më shumë prosperitet dhe konsolidim i dialogut politik"- u shpreh eurodeputeti Jelko Kacin.
"Unë kam vendosur që të marr pjesë në takimin e ardhshëm me palën shqiptare pasi dua të mbështes ata që mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe jo të hakmerrem për të shkuarën",- tha eurodeputeti slloven. Për Kacin kjo duket gati një mrekulli, por së bashku me shtete të tjera të rajonit, Shqipëria mund ta shohë veten më afër BE-së në qershor, nëse zbatohen 12 rekomandimet e KE-së. "Kjo do të ishte gati një mrekulli. Mrekullitë ndodhin hera-herës. Shpresoj që këtë radhë të shfaqen në Shqipëri. Dua ta besoj këtë, por më duhet të pres deri sa të shoh provën e fundit", - deklaroi Kacin.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)